Berisha: Armata kolumbiane nxjerr gënjeshtar dhe menderos Ramën!

671
Në njoftimin e saj zyrtar Marina Koumbiane njofton se: “Rreth 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane.
Rikujtojmë këtu se Rama deklaroi diten e mërkurë mbasdite se ky operacion ishte vetëm i Policisë shqiptare, pa asnje njoftim nga partnerë apo agjensi ndërkombëtare.
Ai detyroi Xhafën, i cili në mengjesin e ditës së mërkurë kishte paraqitur zbulimin e 614 kg kokainë në Durrës si një operacion të përbashkët të policisë me partnerët ndërkombëtarë, të përgënjeshtrojë këtë dekleratë, pra veten e tij. Xhafa, i detyruar nga Rama të mërkurën në darkë deklaroi se zbulimi i kokainës në Durrës ishte vepër vetëm e Policisë shqiptare!
Për më tepër lexoni shkrimin e mëposhtëm.”
“Ushtria Kolumbiane ka reaguar zyrtarisht përmes një deklarate në faqen zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një sukses vetëm shqiptar kapjen e sasisë më të madhe të drogës së fortë në territorin shqiptar, duke mohuar bashkëpunimin apo marrjen e informacionit nga agjensitë ligjzbatuese të huaja.

Por sipas deklaratës zyrtare të Ushtrisë kolumbiane, e cila ka lëshuar një deklaratë për mediat, të publikuar madje edhe në faqen e saj zyrtare, thuhet se në operacion ishin të përfshira Marina Kombëtare Kolumbiane, agjensitë ligjzbatuese të disa shteteve dhe policia shqiptare.

“Në zhvillimin e një operacioni të koordinuar që përfshinte Marinën Kombëtare Kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, në portin e Durrësit – Shqipëri u konfiskuan 613 kilogramë hidrokloruri kokainë.

Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e një kontenieri që do të linte Kolumbinë në mes të janarit me fund të dyfishtë, të ngarkuar me banane, në një anije që në itinerarin e saj do të vizitonte disa porte në Europë përpara se të arrinte në portin e Shqiperisë.

U konfiskua falë informatave në kohë të ofruara nga agjencitë pjesëmarrëse, të cilat i lejonin Policisë Shqiptare të planifikonte një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare, që nga momenti i zbritjes së tij në Port në objektet e kompania në lokalitetin e Durrësit, vendi ku entiteti i policisë ndërhyri në kontejnerin gjetjen e narkotikëve.

Kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me Grupin e Armatosur të Organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku ata dërgojnë dërgesa droge”.


Sigal