Berat, Rama përuron pedonalen: Nuk do të lejojmë ndërtimet pa leje

462
Sigal

Kryeministri Rama ka përuruar pedonalen e qytetit të Beratit. Duke u ndalur te ajo se çfarë kishin premtuar 1 vit se do të bëjmë atë që nuk është bërë në 20 vjet, Kryeministri Rama tha se, këto janë projekte që çelin rrugë të reja për ekonominë. Po ashtu Kryeministri Rama u ndal edhe të ndërtimet pa leje, për të cilat tha se, nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre objekteve. “Në shkatërrojmë për të ndërtuar jo si ata që ndërtojnë për të shkatërruar”, u shpreh Kryeministri Rama. “Para një viti u zotuam se do të bëjmë atë që nuk është bërë në 20 vjet. Jam krenar, sepse ky është veç fillimi, projekti do të shtrihet në tërë qytetin e Beratit. Brenda një viti kemi investuar më shumë se në 10 vitet e fundit të marra së bashku. Po punojmë për të nxjerrë në pah thesaret e qytetit, në Urën e Goricës po ribëhet kalldrëmi”, ka deklaruar Kryeministri Rama në inaugurimin e pedonales së Beratit.