Berat, projekte për përmirësimin e komuniteti rom dhe egjiptian

    449
    Znj. Gjermeni falenderoi qeverinë e Çekisë për financimin e rehabilitimit të qendrës komunitare, shkollës fillore dhe kopshtit në Moravë dhe tha se ky investim do ta transformojë këtë godinë në shërbim të komunitetit
    Ministrja e Zhvillimit Urban zj. Eglantina Gjermeni dhe ambasadorja e Çekisë, zj. Bronislava Tomasova, ishin në komunën Otllak (Berat) në kuadër të disa nismave të ndërmarra lidhur me përmirësimin e kushteve për komunitetin rom. Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga ambasadorja dhe deputeti Eduard Shalësi, inspektuan dhe vizituan nga afër banesat e rikonstruktuara në Moravë. Projekti i zbatuar në Moravë të komunës Otllak me vlerë 23,000,000 lekë u krye në dy faza dhe 24 familje të komunitetit rom (rikonstruksion banese) ishin përfitues direkt. Përveç rikonstruksionit të 24 banesave, nëpërmjët këtij projekti, ndërhyrje u kryen edhe në kolektorin e shkarkimit të ujërave të zeza dhe rrjetit të kanalizimeve nga ku përfituan 100 familje banues në këtë zonë. Znj. Gjermeni falenderoi qeverinë e Çekisë për financimin e rehabilitimit të qendrës komunitare, shkollës fillore dhe kopshtit në Moravë dhe tha se ky investim do ta transformojë këtë godinë në shërbim të komunitetit. Ministrja përmendi gjithashtu projektin për ndërtimin e rrugës, bashkëpunim me PNUD, me një vlerë totale investimi 9,400,000 lekë nga ku përfitues janë 2 mijë banorë të Moravës. Për vitin 2014 ky dikaster, në sektorin e strehimit, ka zbatuar 4 projekte infrastrukturore për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin rom dhe egjiptian në 4 njësi të qeverisjes vendore me një vlerë totale investimi rreth 70 milionë lekë. 
    Sigal