Berat: Asgjësohen 1762 rrënjë bimë narkotike

441
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Samaticë Komuna Kutallitë Beratit, efektivët e policisë kanë gjetur dhe asgjësuar 1762 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa të cilat varionin nga 20-40 cm të larta.
Policia ka arrestuar edhe një person si autor i kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Artan Çela, 36 vjeç, banues në Samaticë, pasi dyshohet të jetë autorë i kultivimit të 1762 rrënjë bimë narkotike të gjetura në fshatin Samaticë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe verifikimin nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë vepër penale
Sigal