Berat, 59 vjeçari arrestohet me 60 kg kanabis

    96
    Një sasi prej rreth 60 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit. Operacioni i koduar “Kozare”, ka çuar në pranga 58 vjeçarin, Pëllumb Marra, banues në fshatin Salc, Kozare.
    “Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në serat e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Salc, Kozare iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 16 pako, 1 automatik model 56, 2 krëhra dhe 2 fishek të kalibrit 7.62, 1 pistoletë me ajër e kalibrit 8mm”, sqaron policia.
    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.