Beqja numëron sukseset, pacientët vdesin në spitale

    531
    Sigal

    Vdes pas 13 ditëve në koma në klinikë private 62-vjeçarja. Operacioni jo nga mjeku po nga bashkëshortja e tij. Është operuar pa kartelë. Urdhëri i Mjekut: Mjeku gaboi. Prokuroria nis hetimet. Familjarët: Po na detyrojnë vetëgjyqësi.

    Teksa ministri i Shëndëtësisë Ilir Beqaj numëroi ‘sukseset’ e qeverisjes e mediat pro qeveritare ende u bëjnë jehonë këtyre ‘sukseseve’, një viktimë tjetër shënohet në mjediset spitalore, që sipas denoncimeve të familjarëve e hetimeve paraprake, ka si shkak korrupsionin në shëndetësi, mungesën e shërbimit të premtuar në spitalet publike, dërgimin e pacientes nga spitali shtetëror në klinikë private për operim nga i njëjti mjek(si në rastin e viktimës), e në fund të vdesin! Skandali në fjalë, që ditën e djeshme, është bërë objekt hetimi i prokurorisë. Por përtej një përgjegjësie për vdekjen e një gruaje të mbajtur gati 13 dit në koma në klinikë private, është koha që të marrin përgjigjen e duhur ligjore skandalet në shëndetësi që nisin nga Ilir Beqaj e vazhdojnë në një zinxhir të korruptuar e shumë të përfolur: Kush është përgjegjës për degradimin nga dita në ditë të shërbimit shëndetësor? Kush e mbanë në këmbë korrupsionin në çdo qelizë të këtij shërbimi? Kush i lejon mjekët ti largojnë pacientët nga spitali publik e ti çoj në klinikën e tij private? Kush mbanë përgjegjësi për vdekjen e asaj gruaje që humbi jetën si pasojë e një operacioni të lehtë ën sy!? Përse gruaja nuk u operua nga mjeku po nga bashkëshortja e tij..

    MEKANIZMI I SKANDALIT

    Gjithçka, ka nisur dit më parë. Denoncimi është bërë nga e motra e 62-vjeçares, në emisionin investigativ “Alarm”, në RTV “Ora Neës” disa ditë më parë. Nimete Çeliku se për operacionin e motra kishte paguar 40 mijë lekë të reja dhe ishte cilësuar i lehtë nga mjeku, i cili pretendonte se kishte përdorur një metodë të re shkencore. “Ka ca kohë që vuan nga kanali i lotit. Shkoj për vizitë dhe doktori, A. Tonuzi, i thotë se e ka të sëmurë syrin dhe ka të nevojshëm operacionin. Pas vizitës i thotë se “syri të ka formuar qelb dhe mund të infehtoj dhe syrin tjetër”. Ai i tha se duhet të vijë në mënyrë urgjente ne klinikën private. Ajo shkoi, ishte e shtuna e kaluar, u futëm në orën 6, u operua motra. E pyetëm se përse u vonua kur operacioni zgjaste 15 minuta, ai zgjati 1 orë e pak. Mjeku na tha “merreni se nuk kishte nevojë të qëndrojë këtu dhe mundësisht të ecë”. Ajo ishte dyllë e verdhë, me vështirësi hidhte këmbët. Kishte hemorragji nga goja dhe hunda, morëm në telefon dhe na tha se hemorragjia ishte e zakonshme. Hemoeragjia vazhdoi lumë, sa e vura në krevat kaloi në gjendje kome. Mjeku tha se nuk është faji i tij por i mjekut të narkozës se ka dhënë mbidozim. Ne paguam 40 mijë lekë, ditën e parë thanë që nuk kanë problem, por ditën e dytë thanë se ka prekur 1/3 e trurit. Ky operacion është shkak për gjendjen e motres. Ne duam të dimë a kanë shpuar kanalin e lotit apo pjesën e trurit? Këtë duam të dimë, pasi ra në komë.

    “Alarm” interviston okulistin Ali Tonuzi

    Përmes kamerës së fshehtë “Alarm” ka intervistuar mjekun okulist, Ali Tonuzi, i cili veç të tjerash ka deklaruar se ndërhyrja kirurgjikale nuk ishte bërë nga ai, por nga bashkëshortja, me asistencën e tij. (Prof. Ass. Ali Tonuzi, okulist)

    Gazetarja: Ata pretendojnë se ka pasur një komplikacion pas operacionit të realizuar tek klinika juaj private.

    Mjeku: E vërtetë është kështu, aty bëhet operacioni pa anestezi të përgjithshme.

    Gazetarja: Të afërmit pretendojnë se kanë ardhur fillimisht në spital publik dhe më pas i është dhënë orientimi nga ana juaj që të vij tek klinika juaj.

    Mjeku: Po, ka ardhur tre herë.

    Gazetarja: Po pse është dhënë ky lloj orientimi?

    Mjeku: Ky lloj operacioni në spital bëhet nga jashtë, eksterne, shpohet kocka me trapan dhe realizohet ndërhyrja, është operacion i dhimbshëm, por do vetëm anestezi lokale. Është hera e parë që aplikohet në Shqipëri dhe është një operacion që nuk sjell asnjë komplikim për jetën. I vetmi komplikacion që mundet të ndodhë është bllokimi për së dyti i kanalit të lotit. Nëse e sëmura, ose cilado e sëmurë që bën anestezi të përgjithshme dhe ajo jep komplikacione, është mëse normale.

    Gazetarja: Deri në koma?

    Mjeku: Deri në vdekje.

    Gazetarja: Anestezia?

    Mjeku: E përgjithshmja, po.

    Gazetarja: Zonja ka bërë anestezi tek klinika juaj?

    Mjeku: E sëmura nuk ka bërë anestezi të përgjithshme, sepse ne nuk e aplikojmë këtë operacion me anestezi të përgjithshme.

    Gazetarja: Po si e ka bërë operacionin ajo?

    Mjeku: Me anestezi lokale.

    Mjeku: Unë kam kamera në klinikë dhe e sëmura ka lëvizur nga krevati, për krahu ka shkuar në një vend tjetër dhe ka qëndruar një orë janë bërë injeksionet, i është plotësuar receta dhe ka ikur me këmbë në shtëpi.

    Gazetarja: Si ka mundësi që ra në gjendje kome?

    Mjeku: Më morën në telefon edhe më thanë se është në gjendje kome, është shumë keq, nuk flet edhe i thashë se urgjentisht duhet ta çojë në spital, sepse është normale. E mora anestezistin në telefon dhe i thash të shkojë në spital…

    Gazetarja: Firmë ka hedhur ajo para se të futet në operacion?

    Mjeku: Jo, nuk e bëjmë me firma ne këtë sepse ishte ambulatori.

    Gazetarja: Operacionin e keni bërë juve apo bashkëshortja juaj?

    Mjeku: Bashkëshortja ime me asistimin tim.

    Familjarët: Nëse nuk e zgjidh drejtësia, do bëjmë vetëgjyqësi

    Dje në një prononcim për emisionin “Alarm” motra e pacientes në koma deklaroi se nëse Drejtësia nuk do të bëjë punën e saj në lidhje më këtë çështje, do bëjmë vetëgjyqësi, shprehet motra e pacientes.

    Urdhri i Mjekut: Nuk iu hap kartela 

    Faik Toska, President i Urdhërit të Mjekut i tha emisionit “Alarm” se pacientes duhet ti ishte hapur kartelë për të parë se çfarë sëmundje ka. “Më vjen keq për fatin e pacientes, që i ka ndodhur një ndërlikim i rëndë. Duhet parë si ka vepruar mjeku. Kur bëhet fjalë për ndërhyrje kirurgjikale mjeku duhet të hapi kartelën, duhet ta regjistrojë dhe paraprakisht të bëhen analizat e nevojshme…Çdo gjë shkruhet në kartelë, dokumentohet, duke filluar nga analizat që bëhen paraprakisht, duhet parë çfarë sëmundje tjetër ka që mund të sjellë pasoja pas ndërhyrjes. Kjo kërkon verifikim nga specialistët përkatës.”