Beqaj: Në tetor testim për të gjithë mjekët që s’kanë kredite

    331
    Sigal

    TIRANE – Ndërsa testimi i përgjithshëm për mjekë dhe infermierë është pezulluar, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të kalojë në testim vetëm mjekët të cilët nuk kanë kredite.
     
    Kreu i këtij dikasteri Ilir Beqaj tha se testimi i bluzave të bardha do të kthyer brenda gjashtë muajve, duke nisur nga 15 prilli. Sipas përllogaritjeve, pritet që mjekët t’i nënshtrohen testimit në muajin tetor.
     
    Në një konferencë për mediat, ministri Beqaj tha se janë rreth 1/3 e bluzave të bardha të cilat nuk kanë 150 kreditet e nevojshme. Për këta mjekëve të cilët nuk plotësojnë kriteret dhe që janë të punësuar në sistemin shëndetësor publik, Beqaj paralajmëroi se që nga 15 prilli ata do të pezullohen dhe vendi i tyre do të mbetet vakant. 

    “Nga të dhënat që kemi administruar vetëm 64% e mjekëve i kanë marrë kreditë e nevojshme. Mesatarja për mjekët është 165 kredite për mjekët. Fakti se kemi 1/3 pa i marrë tregon se nuk ka pasur ofertë të kufizuar në përgjithësi. Së dyti jemi para këtij fakti se situata është shumë ekstreme. Në zbatim të atyre se çfarë janë vendosur, personeli që nuk ka marrë kreditet, nuk mund të vazhdojë të ushtrojë profesionin e tyre. Deri në 15 prill do të kemi rënë dakord, dhe punuar me fakultetet përkatëse të mjekësisë, për të përcaktuar programet që duhet të ketë ndjekur një specialist, dhe se 6 muaj nga data e shpalljes do të duhet të japë provimin e ricertifikimit. Kjo do të thotë se afati është deri më 15 tetor. Ato me 0 kredite automatikisht nuk do të mund ta ushtrojnë më profesionin. Kjo do të thotë se mjekët pa kredite që punojnë në shtet, më 15 Prill vendi i tyre shpallet vakant”, theksoi Beqaj.