Belgjikë, zhduket prej dy ditësh 25-vjeçari shqiptar, familja apelon për ndihmë

493
Elis Kërniqi është i riu shqiptar që rezulton i zhdukur që nga mbasditja e së hënës më 1 qershor 2015 në qytetin Bastogne të Belgjikës, raporton media belge LaMeuse.
Që prej të hënës familja është vënë në kërkim të 25-vjeçarit.
Zhdukja e tij është marrë seriozisht nga prokurorët, pasi është gejndur lap-topi i Elisit në qytetin e Liezhit.
“Elisi shkoi në një trajnim,” tha e ëma e tij, Elida Kërniqi. “Ai më kërkoi makinën meqënëse trajnimi mbaronte në darkë. Pasi kaloi ora 23:00 fillova të shqetësohesha. Gjatë natës e merrja në telefon dhe i dërgoja vazhdimisht mesazhe. Të martën një i njohuri im më tha se e kishte parë makinën time rreth orës 5:40 në një nga rrugët e qytetit”.
Policia arriti të lokalizojë lap-topin e të riut shqiptar gjatë javës në qytetin e Liezhit, por Kërniqi nuk është gjendur ende.
Një lumë i madh statusesh janë bërë në facebook, duke apeluar për gjetjen e 25-vjeçarit.

Ne foto: Apeli i nenes se 25 vjecarit per ndihme per gjetjen e te birit
Sigal