Bëhuni miqtë e gjithkujt – Annette Katona

549
Sigal

Jini të sjellshëm. Të dashur. Të fortë dhe të zotë. Tregojuni të tjerëve se ata kanë një kuptim për ju. Duke ndriçuar me fenerin e dashurisë ju shpërndani ndjesi të bukura. Sa shumë njerëz në këtë botë janë duke pritur për të marrë dashuri dhe të gjejnë dikë që t’i dëgjojë. Bëhuni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. Bëjeni botën një vend të dashur për të jetuar. 

 

Sophia

Kur dogma shndërrohet në ndjenjë dhe ndjenja bëhet pjesë e karakterit, e vetmja gjë që mund të fitosh nga përpjekjet për ta bindur atë që tashmë është në këtë gjendje, është humbja e kohës. Idhulli i lindur dhe i rritur në mendje, tashmë nuk mund të qendrojë në pozicionin fillestar, ashtu siç nuk mund të qëndrojë as fëmija nëntëmuajsh më tutje brenda mitrës, vetëm se dalja e një qenieje të njëjtë nga një qenie e njëjtë quhet lindje ndërsa dalja e një idhulli nga mendja quhet lindje e teokracisë.

Lëre atë që ishe pas dhe bëhu ajoai që je

Ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsh, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është më pjesë e jetës tënde. Mbylle deren, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat.

 

Gabojmë gjithmonë

Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur, për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!