BE: Formatin e dialogut e vendosin Prishtina dhe Beogradi

596
Brukseli e ka lënë në dorën e Prishtinës dhe të Beogradit ta vendosin formatin në fazën e ardhshme të dialogut.
Njësoj kanë deklaruar edhe kur janë pyetur për mundësinë e përfshirjes së ShBA-së, ashtu siç po kërkon Kosova apo eventualisht edhe Rusisë, siç ka paralajmëruar Serbia.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë për gazetën se presin që zotimi i Kosovës dhe Serbisë për vazhdimin e dialogut të përmbushet dhe së shpejti të definohet edhe korniza dialoguese.
Sigal