BE: 11 mld € financim për rajonin deri 2020, Shqipëria 649.5 mln €

758
Sigal

BRUKSEL – Komisioni Evropian ka bërë publik sot planin se si BE-ja do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme. Financimi, i miratuar nga BE vitin e kaluar, arrin në 11 miliardë euro, nga të cilat vendi ynë do të sigurojë në total deri në vitin 2020, 649.5 milionë euro.

Sipas këtij plani financimi, fondet për vendin tonë në këtë vit do të vijnë duke u shtuar, ku gjatë këtij viti janë parashikuar 83.7 milionë euro. Ndërsa shumën më të madhe të financimit vendi ynë do ta përfitojë përgjatë viteve 2018-2020, ku do të marrë në total 296.3 milionë euro financime për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE.

Ndërkohë thuajse në të njëjtat shifra do të jetë financimi edhe për zbatimin e reformave edhe për shtetin e Kosovës, ku në total do të marrë 645.5 milionë euro. 
 
Komisioneri Evropian për zgjerim Stefan Fule, e cilësoi këtë si një lajm shumë të mirë për të gjithë vendet e rajonin që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, në zbatimin e reformave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe në krijimin e urave lidhëse mes vendeve të Ballkanit.
 
“Ky financim është një lajm shumë i mirë për rajonin. Kjo do tu ofrojë mbështetje atyre vendeve me një perspektivë evropiane për zbatimin e reformave që do të ndikojnë drejtpërdrejt qytetarët, të ndihmojë ata të ecin përpara në rrugën e tyre për BE-në dhe për të ndërtuar ura lidhëse me fqinjët e tyre”, tha Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Fule. 

tabela