Batutat/Veliaj: Si veshka mes dhjamit mes Gjoshës, Nikollës dhe Vlahutin

    423
    Sigal

    TIRANE – Si veshka mes dhjamit. Kështu është ndjerë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, mes kolegeve së tij, ministres së Integrimi Klajda Gjosha, të Arsimit Lindita Nikolla, dhe ambasadores të Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin.
     
    Në fakt kjo nuk ishte batuta e vetme që ministri Veliaj bëri gjatë promovimit të programit të BE-së për arsimin e lartë Erasmus +. Ndërsa batuta e parë u shoqërua me të qeshura në sallë, ministri tha se ndihej i lumtur që punon në këtë projekt me Nikollën, Gjoshën dhe Vlahutin.
     
    Shprehja si veshka mes dhjamit është bërë për njerëz si unë që kam nderin të punoj me Linditën, Klajdën dhe Romanën. Batuta ishte sa i lumtur dhe i bekuar isha unë që kam kolege të mrekullueshme si ju”, u shpreh Veliaj.
     
    Një tjetër moment që u shoqërua me batutë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ishte dhe për broshurën e Erasmus +.
     
    Në një nga elementët që përshkruan këtë program, evidentohet dhe një fakt, për të cilin ministrit iu desh të uronte që të mos ishte kjo arsyeja e parë pse të rinjtë do të zgjedhin Erasmus +.
     
    Nga vitit 1987 kanë lindur 1 milionë bebe falë çifteve që janë njohur në programin Erasmus, uroj që kjo mos të jetë arsye e parë pse zgjidhni një projekt Erasmus. Kur të bëheni të famshëm mos na harroni. Kur të bëheni pjesë me atë 1 milionë bebe, mos harroni të kontribuoni për pensionin social”, tha Veliaj.