Bastet, Franca shpall “non grata” Skënderbeun në skedina

746
Organi që merret me rregullimin e tregut të basteve në Francë, ka nxjerrë një urdhër për mospërfshirjen e ndeshjeve të Skënderbeut në listat e ndeshjeve që ofrojnë kompanitë, të cilat operojnë brenda Francës. Urdhri është në fuqi deri në fund të sezonit, natyrisht për faktin se Skënderbeu është në ajër dhe pret përgjigjen e KAS-it, në lidhje me apelin kundër përjashtimit për 10 vite nga kupat e Evropës. Kjo është një goditje në distancë për skuadrën korçare, e cila është në pritje të vendimit të Apelit.
Sigal