Bashkim familjar në Itali, ja procedurat që duhet të ndiqni

    2273
    Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali të pajisur me dokumente dhe që duan të marrin me vetë pjesën tjetër të familjes duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh dhe të ndjekin një procedurë fikse të miratuar nga shteti fqinj.

    Bazuar në legjislacionin italian, qytetari i huaj i cili ka një leje qëndrimi për në BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit, për punë si i punësuar, ose i vetëpunësuar, studim, azil politik, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose prindër të cilët kanë një moshë mbi 65 vjeç dhe fëmijët e tjerë të tyre nuk mund të sigurojnë më mirëmbajtjen e tyre). Ambasada italiane e vendit të origjinës lëshon për qytetarin vizën për hyrje për motive familjare, kur Sporteli Unik i Emigracionit pranë prefekturës kompetente ka lëshuar autorizimin zyrtar (nulla osta). Procedurat që duhet të ndiqen dhe dokumentet që duhet të plotësohen bëhen të ditura nga eksperti Naim Balliku, i cili përmes zyrës me konsulentë, falë dhe stafit të kësaj strukture, ju vjen në ndihmë të gjithë emigrantëve.

    Procedurat dhe dokumentet e kërkuara
    Bazuar në legjislacionin italian, qytetari i huaj i cili ka një leje qëndrimi për në BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit, për punë si i punësuar, ose i vetëpunësuar, studim, azil politik, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur, të rritur me invaliditet të plotë, dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose të cilët kanë një moshë mbi 65 vjeç dhe fëmijët nuk mund të sigurojnë me mirëmbajtjen e tyre). Ambasada italiane e vendit të origjinës, lëshon për qytetarin vizën për hyrje për motive familjare, kur Sporteli Unik i Emigracionit pranë prefekturës kompetente ka lëshuar autorizimin zyrtar (nulla osta). Ky dokument është i domosdoshëm për të marrë vizën e hyrjes. Për kërkesën e këtij dokumenti, duhen plotësuar formularët përkatës drejtpërsëdrejti nëpërmjet sitit në internet të Ministrisë së Brendshme (nullaostalavoro.internet.it) këto skeda: Procedura për paraqitjen e kërkesës, modularët përkatës për kërkesën, lejen e qëndrimit për arsye familjare.

    Plotësimi i kërkesës
    Kërkesa paraqitet online përmes portalit të Ministrisë së Brendshme. Është e domosdoshme që i interesuari të regjistrohet në rubrikën e rezervuar ku duhet të përpilojë e të nisë online formularin S, “Richiesta di Nulla Osta per Ricongiungimento Familiare” (Kërkesë autorizimi për bashkim familjar), për të krijuar mundësinë për lëshimin e vizave hyrëse për këtë motiv, për anëtarët e familjes nga ana e Konsullatës Italiane kompetente. Në formular shënohen para së gjithash të dhënat personale dhe ato të familjarëve që kërkohet të sillen në Itali. Më pas duhet specifikuar puna dhe të ardhurat e kërkuesit, po të jetë nevoja, edhe ato të familjarëve të tjerë për të dëshmuar që ai është në gjendje të mbajë ekonomikisht ata që dëshiron të sjellë në Itali. Ky është vetëm hapi i parë. Më pas, i interesuari do të thirret në Sportelin Unik për Imigracionin të provincës së rezidencës për të paraqitur dokumentacionin origjinal (për shembull mbi punën e të ardhurat). Pasi lëshohet ‘nulla-osta’ për bashkimin, familjari mund të fillojë procedura në konsullatën përkatëse për të marrë vizën e hyrjes për të ardhur në Itali. TË ARDHURAT Për të përfituar bashkimin familjar, është e nevojshme për të demonstruar vlefshmërinë e strehimit dhe të ardhura vjetore, që variojnë sipas numrit të anëtarëve të familjes. Në fillim të janarit, si çdo vit, INPS ka rivlerësuar shumën e pagesën për vitin 2016, duke e çuar atë në 5.824,91 euro në vit që është minimumi jetik për vitin 2016.

    Dorëzimi i kërkesës
    Për hartimin dhe dorëzimin e kërkesës elektronike për bashkim familjar, është mundësia për të kërkuar asistencë dhe ndihmë pranë zyrave të Patronatit Inas ( ndihma dhe asistenca ofrohet pa asnjë pagesë ), i cili ka zyra në çdo zonë të Italisë, si dhe në Shqipëri, ku në çdo kohë do të jetë i gatshëm për të asistuar dhe ndihmuar për procedurat që ndiqen. Me leje qëndrimit për motive familjare është i lejuar punësimi, sipas të gjitha formave, si i punësuar apo i vetëpunësuar. Duhet të kemi parasysh se fëmijët e vegjël deri në 14 vjeç të emigrantëve, që banojnë ligjërisht dhe që jetojnë me prindërit e tyre, duhet të jenë të regjistruar në lejen e qëndrimit.

    Për çdo kategori, për të cilat kërkohet bashkim familjar, janë miratuar dhe ndiqen procedura të caktuara për aplikim
    Sipas legjislacionit të ri italian, mund të aplikohet për bashkim familjar me kategoritë e mëposhtme të familjarëve:
    1. Bashkëshorti, jo i ndarë ligjërisht dhe që nuk është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç;
    2. Fëmijët e mitur, të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar, në kushtet që prindi tjetër, ka dhënë pëlqimin e tij;
    3. Fëmijët në moshë madhore në ngarkim, në qoftë se për arsye objektive nuk mund të sigurojnë nevojat e tyre thelbësore të jetës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, (përfshihet invaliditeti i plotë).
    4. Prindërit në ngarkim, në qoftë se ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes;
    5. Prindërit mbi 65 vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për të mbështetur ata, për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara.
    Për të gjithë tipologjitë e bashkimit familjar, janë të domosdoshme dokumentet e mëposhtme: Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar:
    – Formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore);
    – Pasaporta e vlefshme (skadenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);
    -Një fotokopje e pasaportës;
    -2 fotografi të kohëve të fundit të formatit tesër;
    -Certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës);
    -Fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim;
    -Fotokopje e autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI).
    Për aplikim për bashkim familjar me një bashkëshort të një qytetari shqiptar me rezidencë të ligjshme në Itali duhet:
    a) certifikatë martese e lëshuar jo më parë se 3 muaj;
    b) Fotokopje e lejes së qëndrimit të shtetasit shqiptar rezident në Itali:

    ….vijon në numrin e nesërm 
    Sigal