Bashkia Tiranë/ Veliaj: Në punë edhe natën për riparimin e rrugëve

    48
    Bashkia e Tiranës po punon edhe natën për riparimin e rrugëve në Kryeqytet. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj shkruan se teksa një Tiranë bie në gjumë, Tirana tjetër e turnit të tretë të bashkisë del çdo natë deri në agim për riparimin e rrugëve.
    Statusin e tij, Kryebashkiaku Veliaj e ka shoqëruar me disa foto gjatë punës së punonjësve të bashkisë në rrugët e Kryeqytetit. Ai u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve për devijimin e trafikut gjatë orëve të natës.
    “Një Tiranë bie në gjumë, teksa një Tiranë tjetër e turnit 3 të Bashkisë del të riparojë rrugët çdo natë gjer në agim.
    P.S Ndjesë për devijimet e trafikut gjatë natës. ‪#‎TiranaNePune”, shkruan Veliaj.