Bashkia i merr një prej godinave Universitetit të Korçës, PD: Votimi i turpshëm

543
Me vendim të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Korçës i merr njërën prej godinave universitetit “Fan Stilian Noli”.
Edhe pse në këtë godinë aktualisht zhvillojnë mësim 700 studentë, me vendim të këshillit bashkiak, ajo rrezikon të kthehet në zyra për Agjencinë e Zhvillimit të Rajoneve.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot dega e Partisë Demokratike të Korçës, duke e cilësuar një vendim të turpshëm, të arritur me forcë kartonash.
“Këshilli bashkiak kreu një votim të turpshëm, këto mjedise u morën me dhunën e kartonëve. Pavarësisht VKM pronar ligjor është universiteti, me këtë vendim u cënua autonomia universitare. Qeveria përdor si levë Këshillin Bashkiak, ndërsa këto vendime i hapin rrugë rrënimit të universiteteve”.
Sakaq kundër këtij vendimi ka qenë edhe rektori i universitetit, Gjergji Mero, i cili thotë se ky vendim rrezikon akreditimin këtij universiteti.
Sigal