Basha: Vendimi i madh, të gjithë në sheshe, asnjë tërheqje

451
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në sheshin e lirisë është shprehur se nuk ka asnjë tërheqje, por do të qëndrojnë të gjithë në shesh deri në fitoren e Republikës së Re.
“Së bashku për të ju çuar deri në fitore totale. Dita e bardhë e Shqipërisë po afron. Unë e dija se kjo ditë po vinte ishte vetëm çështje kohe.

Dhe unë jam gati ta mbaj premtimin tim para jush duke ju çuar në fitoren totale, deri sa shqiptarët të rizbulonin kreshnikun e kreshnikëve brenda vetes së tyre, qytetarinë evropiane dhe ja ku ka ardhur kjo ditë e bekuar: le ta shpallim sot së bashku republikën e re!

E sotmja ka hyrë në histori si dita e bashkimit më të madh deri sot. Historia e republikës së re është vulosur sot me praninë tuaj në këtë shesh. E vjetra

Nuk kërkoj asnjë sakrificë tjetër dhe ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me ete në fund të këtij referendumi popullor dhe ta shpallni lajmin e mirë në çdo fshat e në çdo qytet. Pyetja ime është kjo? A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar? Le të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh derisa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhje të lira dhe të ndershme që po vijnë? A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kuroj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe zoti do na bashkojë me fitore”, u shpreh Basha.
Sigal