Basha: Qeveria shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun

    60
    Pas deklaratave të kryeministrit Rama në Sarandë, i cili tha se thirrjet për revolucion janë “stuhi në një gotë rakie” se ka reaguar lideri i PD, Lulzim Basha. Në një postim në rrjetin social FB, Basha tha se Rama po shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun.
    Basha akuzoi Ramën si njeriun që ndërtoi pa leje në mes të Tiranës. Ai u shpreh se kryeministri është i mbushur me mllef dhe urrejtje ndaj popullit të tij.
    Lulzim Basha ne FB: I mbushur deri ne fyt me mllef, urrejtje dhe percmim per popullin e tij, njeriu qe ndertoi pa leje ne mes te Tiranes simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky qe bekoi sarajet pa leje te Kokedhimes me shoke dhe dhjetra ndertime te tjera pa leje te familjareve dhe klienteve te tij ne mes te Parkut te Tiranes, ne lulishtet e pallateve te Tiranes, ne bregdet e kudo, ky qe per vete ndertoi nje vile bunker 56 metra te gjate pa bere asnje transparence para shqiptareve, ky zhvates perserites i perbuzur nga mbare vendi e kombi, shpreson te gjeje strehe ne jug duke sulmuar veriun, por me keq per te. Ai eshte njesoj i neveritur, kudo sepse prej dy vitesh shtyp e varferon cdo shqiptar, ne Vlore, ne Sarande, ne Shkoder, Tropoje, Elbasan e Durres, Korce e Lezhe. Nje i paturp qe tregon popullin me gisht si hajdut por per vete ndalon me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit prej 600 milion euro, ky per te cilin raporti i punes se OSBE shkruan se ka nje pasuri prej 200 milion euro, ky aksident i historise sone kombetare me pasoja te renda i fryu sot nga Bregu i shqiptarise ndarjes dhe percarjes midis shqiptareve. I tmerruar nga nje popull i tere qe e njeh si pergjegjesin dhe shkaktarin e krizes me te thelle ekonomike dhe sociale ne vend, i zgerlaqur nga mosbindja civile dhe protesta qe sa vjen e rritet, ky qe ka lene ne balte gege e toske, demokrate e socialiste, ky qe i le ata te vetevriten e te vdesin se ftohti per 3 mije leke por deputetet e tij kriminele e kusare i blaton perdite me tendera, koncesione, laguna, nafte, krom, kontrabande cigaresh dhe emerime te paligjshme, ky pra kujton se do te gjeje shpetim duke i fryre percarjes e dasise. Ngrihuni toske e ngrihuni gege, ngrihuni shqiptare ti tregojme vendin. Vendimi per largimin e Edi Rames eshte popullor, kombetar dhe i pakthyeshem! Te enjten me 17 dhjetor para Kuvendit! Shqiperia NGRIHET e nuk prapset. Te gjithe ne shesh per te ndalur qeveri-fatkeqesine.