Basha malësor dhe “Qytetar Nderi i Mitrovicës”

522
Edhe pse bir i Shqipërisë Mesme, kreu i Partise Demokratike,Lulzim Basha, ka provuar për një ditë ndjesinë e të qënit malësor.
Në këto foto, kreu i demokratëve shfaqet me plis në kokë, u ulur në sofrën tradicionale për malësoret dhe i rrethuar nga rapsodët gjatë ceremonisë së shpalljes së tij “Qytetar Nderi i Mitrovicës”.
Ky vendim është marrë unanimisht nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për kontributin që Lulzim Basha thuhet se ka dhënë për shqiptarët e Kosovës që nga periudha e luftës së UÇK-së, gjatë kohës kur ai ishte staf i Misionit të OKB-së në Kosovë, përfshirë edhe kontributin që ka dhënë qyteti i Tiranës në rindërtimin dhe kthimin e shqiptarëve në pjesën matanë Ibrit, duke akorduar 100 mijë dollarë për aksionin “Ndihmo edhe Ti”.
Më herët Basha ishte edhe pjesë e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit të Pavarësisë, Isa Boletini.
Sigal