Basha: Kushtet tona, dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira

431
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryetari i
Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtues të strukturave
në Mat, ku u njoh me shqetësimin e banorëve për kultivimin e drogës dhe
shfrytëzimin e banorëve si skllevër në kampet e saj. Nga ana e tij, Basha tha
se, kjo situatë është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. Ai tha se,
kriminelët dhe trafikantët kryeministri i futi në Parlament dhe administratë dhe
pasi u hapi rrugët e drogës, qytetarëve u la si zgjidhje vetëm varfërinë dhe
emigracionin. Sipas tij, mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi
Ramës. Ai theksoi se, me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe artikuloi
kushtet e patjetërsueshme për opozitën. “Dy janë kushtet e patjetërsueshme:
zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”,
shtoi Basha.