Bardhyl Hazizaj: Ushtarakët, është koha të luftojnë për të drejtat e mohuara nga qeveritë

    481
    Sigal

    Në 24 vjet, e Djathta i quante “kundërshtarë të kuq” dhe u preu pensionin, e Majta i do si “hambar” për vota

    Jetojmë në një shoqëri anakronike. Kërcënimi i ri botëror që ka lindur në Mijëvjeçarin e Ri, është i ngjashëm me atë të fenomen që shpërtheu në prag të shkatërrimit të Perandorisë Romake dhe Osmane. Pas vdekjes së Atilës, askush nuk mundi t’i bashkonte kombet në Perandorinë Romake, pas vdekjes së Etiusit, askush nuk mundi ta mbronte Romën! Për shqiptarët Besëlidhja e Lezhës dhe Konferenca e Pezës janë simboli i uniteti në gjirin e popullit dhe arritja më e madhe që u kthye ne virtyt dhe kurrë nuk duhet ta harrojmë atë sepse në qoftë se harrojmë, ne kemi harruar veten. Në Shqipëri ushtrojnë veprimtarinë e tyre të hapur me qindra parti e organizata qeveritare e jo qeveritare. Ka shumë sindikata, shumë shoqata, madje, edhe brenda një profesioni. Ne jemi me shumë fe, me shumë parti, me pak territor, me shumë “Esat Toptanë”. Nuk ka unitet, njerëzit nuk dinë ç’të kërkojnë. Askush nuk mbron interesat e fukarenjve. Jemi popull që durojmë shumë. Klasa politike që na drejton nuk do të na kuptojë dhe bënë rolin e “shurdhit dhe qorrit”. Na premtojnë në fushata se jeta do të jetë më e mirë dhe në realitet ajo vjen duke u keqësuar më shumë. Kaluam në Kapitalizëm duke shkatërruar jo vetëm anët e negative, por edhe arritjet pozitive të socializmit. Krimi i organizuar ka pushtuar të gjitha organizmat shtetërore, gjithë shtetin si një tumor malinj dhe zgjerimi i këtij tumori ka prekur institucionet e vjetra shtetëror e partiake, detyrimisht edhe organet e rendit e të qetësisë. Kjo situatë i shqetëson shumë ushtarakët në rezervë në lirim e në pension. Ne ushtarakëve na bashkon: Atdheu, Flamuri, Statusi i Ushtarakut, problemet ekonomike, e ardhmja e fëmijëve tanë. Ne na bashkojnë sakrificat e privacionet e jashtëzakonshme. Kemi punuar nën strese të vazhdueshme larg njerëzve të dashur, larg prindërve, larg familjes, larg fëmijëve, larg qendrave të banuara në largësi e në lartësi shumë të mëdha për të kryer detyrën për mbrojtjen e vendit,duke firmosur për vdekjen, jo për dorëheqjen që sot konsiderohet ndëshkimi më i rëndë. Ne kërkojmë një të drejtë dhe shoqëria është e ndërgjegjshme që na takon kjo e drejtë. Me këtë të drejtë që po kërkojmë na kthehet një pjesë e mundimeve, e sakrificave të shumta që kemi bërë. Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet ne mars 1992, institucionalizoi luftën dhe segregacionin ndaj ushtarakëve, si luftë kundër komunizmit. Ushtarakët u cilësuan si “Bostani” jeshil jashtë e të kuq brenda. Në këtë periudhë u shfaq një fenomen i çuditshëm ku një pjesë e shokëve tanë të çorientuar politikisht u kthyen në vegla aktive të qeverisë në përçarjen e oficerëve u treguan të gatshme të tradhtojnë sapo u’a kërkoi pushteti. Ata të emëruar në krye të zyrave të kuadrit mbaruan punë me ne dhe pastaj dihet më pas po nga ajo forcë politike që i ndërseu kundër nesh, ajo i largoi edhe ata nga ushtria.”  Nga radhët e ushtarakëve kanë dalë trima e guximtarë si Kiço Mustaqi, i cili më 1991 nuk ju bind verbërisht urdhrit politik për të nxjerr ushtrinë në rrugë në kundërshtim me betimin ushtarak dhe kundër misionit të saj, dhe shmangu një katastrofë. Ndëshkimi, u lirua nga detyrua dhe u detyrua te emigroj për bukën e gojës jashtë atdheut. Politika miope dhe antikombëtare e PD më 1996-1997 i dha ushtrisë grushtin vdekjeprurës, i ndryshoi misionin duke e vënë në rolin e Xhandarit, mision të cilin e kundërshtoi burrërisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova, i cili shmangu katastrofën e dytë. Ai nuk pranoi rolin e xhandarit dhe vënien nën komandën e civilëve. Shmangu skenarin, rumun e jugosllav.  Mendojeni vetë, është gafë apo meritë? Shikoni ç’po ngjet sot në Irak, Egjipt, Libi e së fundi në Siri.! Me këtë rast ndryshimi i misionit dhe vënia e saj në rolin e xhandarit shkakton katastrofa. Qëndrimi burrëror e i palëkundur i këtyre dy burrave eliminoi plotësisht gjakderdhjen. Më 1997 qeveria socialiste që mori pushtetin u bëri thirrje ushtarakeve të riktheheshin për ta ri ngritur ushtrinë, ku këtë detyre e kreu me dinjitet Gjeneral Aleks Andoni. Gjatë qeverisjes demokratike ushtarakët kanë marrë tre dënime.

    1-U nxorën në lirim më 1992 me urdhër në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirën e tyre.

    2-Për periudhën 1992-1998 nuk iu dha asnjë mundësi punësimi e jetese.

    3-Për periudhën 2005-2013 PD me patologjinë e hakmarrjes ndaj ushtarakeve shpiku lloj -lloj “Kleçka Juridike” si Akti Normativ për t’u mohuar të drejtat ekonomike ushtarakëve.

    Me këto veprime u shkel Kushtetuta:

    Neni 15 i Kushtetutës, i cili shprehet se “..2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”;. Neni 49 i Kushtetutës, i cili shprehet se, “1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë…..2. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.”; Neni 52 i Kushtetutës,i cili ndër të tjera shprehet se “1. Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të përcaktuar me ligj.”Në Neni 34 i Kushtetutës sanksionon : “Askush nuk mund të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale”. Katër nene të Kushtetutës u shkelën dhe askush nuk doli para përgjegjësisë.

    Sulmi ndaj ushtarakëve nuk ka precedent tjetër në botë. Klasa politike shqiptare, edhe kur pohon edhe kur mohon, ata mashtrojnë!! Na morën Godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, simbolin (Kryekështjellën) e qëndresës. Nga kjo godinë u hartuan planet për mbrojtjen e vendit për 58 vjet ku nga ushtria dhe populli u përballuan 2.334 provokacione nga deti ajri dhe toka. Monarko- fashistët grek, gjatë viteve 1949-1954 kryen ndaj Shqipërisë 628 provokacione nga ajri, toka dhe deti. Më i rëndë ishte provokacioni i 1-2 gushtit 1949. Jugosllavët kryen 110 provokacione nga toka dhe deti. Tani kjo godinë u tjetërsua. Përballë i kanë ngritur një Kishë. S’do shumë kalem të dalësh në konkluzion se vepër e kujt është eliminimi i “Simbolit” të qëndresës. Na morën Shtëpinë Qendrore, na morën Spitalin Ushtarak, na mohuan Statusin e Ushtarakut. U shkatërrua gjithë arsenali i armatimit dhe teknikës luftarake. Çfarë i ka ngelur si simbol sot ushtrisë? Jashtë strukturës shtetërore ushtarakët në rezervë e lirim intelektualisht, janë përfaqësuar me dinjitet janë bërë anëtare të CIOR-it dhe EUROMIL-it, organizma ndërkombëtare në kuadër të Aleancës. Ky fakt tregon se kapacitetet intelektuale ekzistojnë . Ndërsa politika nuk është futur dot në BE, edhe pse është më e përkëdhelura dhe më e trajtuara ekonomikisht nga shteti e shoqëria. Në krahasim me vendet e aleancës ushtria jonë ka teknikë të vjetruar, shpërblim të ulët për punën dhe shërbimin, organizim të dobët, e moral të ulët. Nuk ka një strukturë e gatishmëri konstante dhe në vite ajo vetëm shkurtohet. A është kjo një masë e drejtë? Ç’ ngjet rreth nesh dhe në botë? Vatrat e luftës jo vetëm që nuk u shuan, por po shtohen çdo ditë. Kthejmë pak kokën pas!  Përderisa në botë vatrat e zjarrit të luftës po shtohen hendeku midis të pasurve dhe të varfër po zgjerohet e thellohet, ne duhet të kërkojmë jo shkurtim të ushtrisë, por armatimin e përgjithshëm të popullit. Vetëm ai do të siguroi lirinë. Qeveria që iku “U diktohej shqiptarëve nëpërmjet politikës së diferencimit, duke i dhënë mundësi të bënte kërdinë kundër atyre që nuk i pëlqenin, atyre që mund të luftonin kundër fuqisë së saj, ose që mund ta shqetësonin dhe në të njëjtën kohë mbronte njerëzit e liq dhe u kërkonte ndarjen e përfitimeve të paligjshme që mund të arrinin këta të fundit. Kjo ishte mënyra e saj për të garantuar jetëgjatësinë në pushtet. Sot ushtarakët nuk arrijnë të marrin pensionin e parakohshëm, se koha e qëndrimit në ushtri shkurtohet, për shkak të numrit të kufizuar,për shkak të përparimit në gradë, ndërsa shumë të tjerë nuk po arrijnë të marrin pensionin e pleqërisë se po i kosit vdekja. Me denoncimin që i bëri Ministrja Kodheli zotit Imami tregon se, ky komb ka akoma “Burrnesha” , pasi burrat kanë marrë “furkën” e po tjerrin lesh në Parlament. Kjo është një rreze shprese. Të gjitha veprat e këqija ndëshkohen o herët o vonë. Do të ishte mirë që ushtria mos të merrte fshesën e të pastrojë plehrat në rrugë, por me fshesë të pastronte administratën e korruptuar. Në morinë e shumta të gjykatave që kemi të gjitha heshtin kur shikojnë shkeljen e Kushtetutës dhe Statusit të Ushtarakut. Hesht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, hesht Parlamenti, hesht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

    Heshtin organizmat ndërkombëtare si NATO, EUROMIL, CIOR , ku tolerojnë që në një ushtri anëtare e NATO-s ka shumë Ushtarakë që kanë fituar të drejtën me vendim gjykate dhe Qeveria, ISSH dhe DRSSH nuk i njeh dhe nuk i zbaton vendimet e gjykatave.

    Neni 44 i Ligjit Nr. 9210 dt. 23.03.2004 për Statusin e Ushtarakut te FA te RSH” titulli- Mbrojtja e veçantë ligjore–  “1. Jeta,figura dhe dinjiteti i ushtarakut dhe familjes se tij janë te paprekshme dhe mbrohen me ligj. Gjate kryerjes se detyrës dhe për shkak te saj, ushtarakut aktiv dhe ne rezerve i garantohet mbrojtja e veçante ligjore….  5. Çdo veprim qe drejtohet kundër jetës, figurës dhe dinjitetit te ushtarakut dhe familjes se  tij, dënohet sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

    Kjo tregon se shteti është në krizë jo për mungesë ligjesh por se mungon baza shoqërore e shtetit. Kjo ishte përvoja e deritanishme e kultivuar nga PD këto 23 vjet. Keqbërësit në Shqipëri mbeten të pandëshkuar dhe të gjithë zbatojmë si me komandë ligjin e heshtjes,sipas postulatit “Ai gjarpër që nuk më kafshon mua të rrojë 1000 vjet”. Po afron një çerek shekulli ku po ndodh një regres i pashembullt, moral e material, historik, kulturor. Ne e njohim mirë botën por ama bota na njeh më mirë ne dhe ajo e di në çdo kohë se çfarë duhet të bëjë me ne.

    Ne ushtarakët kërkojmë nga Qeveria:

    1.Zbatimin e ligjeve për reformat në Forcat e Armatosura.

    2.Sigurimet shoqërore të zbatojnë ligjin Nr.7491/1991 i ndryshuar me ligjin 9210 dt 23.03.2004 (Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë).

    3. Analiza e shkeljeve të ligjeve nga institucionet e shteti për të drejtat social-ekonomike të ushtarakëve në rezervë,lirim,pension .Deri tani janë cenuar disa parime bazë të shtetit të së drejtës siç janë: a)Parimi i barazisë para ligjit dhe i mos diskriminimit.

    b)Parimi i mos cenimit të së drejtës së fituar më parë me ligj.

    c)Parimi i sigurisë juridike,ku askush nuk duhet të ndjehet i shqetësuar, i kërcënuar nga ndryshimet e ligjeve.