Bardhyl Berberi/ Moziku që hëngri mbi 400 milionë lekë dhe u kthye në identitet!

    479
    Gadishulli i Linit i futur i tëri në liqen që ngjan si një kryqëzor i madh i ankoruar në bregun e liqenit me shtëpitë e vendosura njëra pas tjetrës. Dikur ka qenë një qyteti i lashtë me emrin e Lyhnida ( që do të thotë Dritë ) emri është marrë nga liqeni. Dhe gjurmët e lashtësisë këtu i has në shumë vënde. Këtu ndodhet Bazolika e ndërtuar midis shek të V dhe VI e ndërtuar nga perandori me orgjinë Iire Justiniani, në Lin ndodhen rrënojat e kishës palokristiane e periudhës së Romës së lashtë që daton me shekullin e IV e të V, këtu ndodhet Kisha Bizantine tek mullinjtë e Linit apo vendbanimet e vjetra në kodër tek Zagragjet apopalafitet në Buqezë.

    Vlerat e Mozikut të Linit 

    Por, e veçanta dhe më i spikaturi i cili është i njohur në gjithë Europën është mozaiku i Linit. Një bazolikë që i takon kohës kohës së lulëzimit të mozaikut sidomos në pellgun e mesdheut. Ky mozaik daton me kohën e Justinianit Perandor me orgjinë Ilire në shek e VI të erës sonë. Mozaiku është i ndërtuar mbi bazën e parimit trinefësh me dy aniodat anësore të cilat janë abisidale dhe narteksi me dy kapitala në anë. Në qendër ndodhet salla kryesore ku zhvilloheshin ceremonitë fetare ku kishte dy vendkalime gjysmë rrethore të shtruara me mozaikë e cila në qendër ka kupën e Eukaristisë dhe nga anash ka degë dhe gjethe rrushi Më pas në qendër të sallës janë të vizatuar peshq bletë. Ndërkohë që salla para hyrjes ka një lule me katër petale e vendosur midis katrorësh me gurë të zinj. Lulja është me gurë të kuq dhe rozë me kalime të buta deri në të bardhë ku më pas krijohet ideja e një qilimi të vërtetë. Në sallën kryesore është vizatuar një vazo e madhe me dy pallonj. Ka 15 madalione të gjatë dhe të shkurtër me vazon e rrushit të vendosur mbi bazën e një mendimi. Gurët e mozaikut formojnë figura duke lëvizur sipas motiveve. Kështu tërë shtrirja e gurëve të cilët janë të prerë me daltë gurët e bardhë të zinj rozë dhe të kuq të marrë nga zalli i liqenit të cilët kanë një dimension prej 1 cm kub secili ndërsa gurët e kaltër dhe të qelqet janë përgatitur posaçërisht. Vendosja e gurëve është bërë mbi shtesë harasani me përzierje rërë të ashpër që së bashku me shtesën finë të gëlqeres së vjetër arrinte në 4 cm shtresa e mozaikut. Nuk dihet se si ndriçohej në kohën e vet salla kryesore dhe ato anësore por mundësia më e madhe është që të ketë pasur hapësirë harkore midis kolonave. Këto janë vlerat unikale të këtij mozaiku që vitin e kaluar në qytetit e Ohrit kur u zhvillua një sesion ndërkombëtar për mozaikët, Mozaiku i Linit ishte një nga referatet kryesore të studimit i cili ndodhet në hartën arkeologjike Europiane për llojin dhe teknikën e ndërtimit. 

    Prishja e ndreqja e mozaikut 

    Këto ishin vlerat e këtij mozaiku i cili para disa kohësh kur është vizituar nga personeli i ambasadës gjermane në Tiranë të cilët akorduan në vitin 2004 rreth 200 mijë euro për ngritjen e një tende mbuluese të mozaikut Drejtoria e Monumenteve solli një firmë ndërtimi nga Tirana thotë për gazetën “Telegraf “ Qazim Avdullaj djali ish – përgjegjësit të mozaikut Lefter Avdullaj ( I ndarë nga jeta para pak kohësh ) e cila ngriti një tendë gjigante me konstruksion metalik dhe 12 shtylla që mbanin tendën. Ndërkohë që gjatë punimeve të vinçave gjigantë që ngriti konstruksionin metalik u prish rrethimi anësor dhe barinjtë e fshatit e përdornin tendën e mozaikut për të future tufat e lopëve dhe të bagëtive kur ishte vapë dhe binte shi. Tashmë mozaikut iu shtua edhe një e keqe e madhe dëmtimi i tij nga thundrat e bagëtive por edhe tenda duke mos qenë funksionale shumë elementë të mbulesës çatisë i merrte era dhe fluturonin në liqen. Kështu që bora dhe shiu po e shkatërronin mozaikun kështu që si rrugë u zgjodh mbulimi i mozaikut me shtresa të trasha rëre që shkojnë deri në 1 m. Kështu që Drejtoria e Monumenteve ka zgjidhur këtë mënyrë për të “shpëtuar”mozaikun por, që solli një dëmtim të mozaikut. dy fish më të madh, ne, – thotë Qazim Avdullari, – bëmë të vëmë vetulla me tendën dhe si thotë populli nxorëm sytë…Vjen para pak ditësh një firmë nga Tirana dhe e kthen mozaikun në gjëndjen e mëparshme duke hequr mbulesën që akordoj ambasada gjermane 200 mijë. euro…Mozaiku i famshëm prishet dhe ndreqet sikur të jetë pëlhura e Penelopës. Duket sikur bëhen tendera me mozaikun e famshëm. Drejtuesja e Monumenteve të Kultures thotë se: “Ne dhamë 80 milion lekë për ta prishur tendën mbuluese sepse nuk ishte funksionale dhe do të miratojmë pak më vonë, një tender tjetër për të realizuar një tendë funksionale”. “Zhduket tenda” – thotë Qazim Avdullaj “nga një rrugë dytësore kushedi ku ka përfunduar dhe mozaiku kthehet në gjendjen e mëparshme si atë ditë kur u zbulua i mbuluar me rërë”. Por bashkë me prishjen e tendës ka ardhur edhe pushimi nga puna i Përgjegjësit të Mozaikut Linit Qazimit djalit të Lefter Avdullait. Drejtoria e monumenteve në Korçë emëron një djalë nga fshati Mëmëlisht rreth 15 km larg nga fshati Lin dhe çelsi i mozaikut nga Lini shkon në Mëmëlisht tek përgjegjësi i ri. Por, koston e këtij emërimi e paguajnë qindra turistë të huaj dhe vendas që pasi ngjitin kodrën dhe shkojnë tek mozaiku e gjejnë derën me kyç, pasi kyçi ndodhet në Mëmëlisht të cilët kanë bërë mijëra km për të parë mozaikun të cilët futen nga telat…. Janë qindra turistë të huaj nga e gjithë bota që vijnë në Lin për të parë mozaikun dhe pasi bëjnë atë rrugë aq të gjatë deri në majë të kodrës. “Ngelen mbrapa derës të mbyllur me kyç nga përgjegjësi i ri që jeton në Mëmëlisht”…Pogradeci është një qytet turistik i cili kërkon të zhvillojë një turizëm elitar jo vetëm me plazhin dhe liqenin vizitorët e huaj dhe vendas kanë nevojë të shikojnë dhe vlerat kulturore të këtij qyteti i cili i ka me shumicë që nga kalatë e kështjellat deri tek varret monumentale të Selcës së Poshtme. Aq më tepër që mozaiku i Linit dhe varret monumentale të Selcës ndodhen në hartën arkiologjike të Europës dhe vizitorët e huaj vijnë enkas për të vizituar këto vlera unikale të mozaikut!
    Sigal