Bardhyl Berberi/ Jeta private e nje politikani nuk mbrohet nga pervesiteti !

727
Disa persona janë në sytë e publikut më shumë se të tjerët. Politikanët, artistët, yjet e sportit, të ashtuquajturit “të famshëm” dhe zyrtarët e shquar të referuar zakonisht si “figura publike” janë në lupën e vëzhgimit të gjithë shtresave të shoqërisë . Parimisht, të gjithë qytetarët kanë të drejtat e barabarta. Por këta persona gjithashtu kanë ndikim të madh mbi njerëzit në rolin si modele. A nuk justifikon kjo vëzhgime të hollësishme ? Kjo në fakt përcakton se figurat publike vecanrisht politikanët në duart e të cilëve varet fati I popullsisë dhe I vendit ,kanë më pak mbrojtje ligjore të privatësisë së tyre se sa t ë tjerët. Para pak ditësh në një restorant pranë kalsë së Ohrit në cep të lokalit më zunë sytë një politikan të njohur I cili ishte duke bërë skena ta papranueshme në një loKal duke u puthur dhe duke e marrë në prehër një zonjushë të re … ndërkohë që kapa telefonin dhe po bëja një foto familjes sime ai ngrihet me vrull nga tavolina që ishte ulur me zonjoushën e re dhe më thotë.
– A ka mundësi të flasim pak jashtë lokalit .Më zgjati paketën e cigareve .- Ndize se janë puro orgjinale m`I kanë sjellë nga Kuba , filloj që të mburret ai … -Nuk e pij duhanin ja preva unë . Pasi u përcoll një herë sikur t`I kishte ngecur një arrrë në fyt më thotë . – Nuk kam dyshim që ju si gazetar I vjetër aq më tepër shkrimtar mund të merreni me jetën private të një politikani por e pata një merak pasi ju e dini që jam I martuar dhe aq më tepër që zonjusha që më shoqëron është në prag të fejesës … Pa folur I ktheva shpinën dhe u futa në restorant dhe u ula parnë familjes sime … Më ngeli në mend ajo skenë dhe ajo krekosje e tij dhe ajo fytyrë e pafajshme e asaj zonjushës së re që kushedi se cfar halli kishte që kishte ngelur si një biftek në pjatën e një politikani hamëshor në shkëmbim të një nderi …Desha t`I shkruaj këto rrjeshta në gazetë për ti kthyer përgjigjen e munguar atje në atë restorant të Ohrit në këmbët e kalsë .. -Jo zotëri nuk është privatësi pervesiteti pasi ajo vota e popullit që ju ka zgjedhur ju , u shikon si model .- A mund të bashkëjetojë modeli I fituar me votën e popullit me pervesitetin .- Ju nuk keni asnjë të drejtë kur thoni se me jetën tuaj mund të bëni cfar të doni ? Ata gëzojnë votën e popullit prandaj populli ka të drejtë legjitime t`i kontrolloj veprimet e tyre publike dhe private, dhe të reagojë në bazë të asaj a është personi përkatës engjëll, djall apo demon.
Ai person që jeton në një shtëpi prej qelqi nuk ka të drejtë për të hedhur gurë. Pothuajse të gjithë politikanët tanë të zgjedhur pothuajse gjithmonë “harrojnë” se ata janë të zgjedhur nga populli . Kur dikush është I zgjedhur nga populli është I detyruar të na japi një model emacipues dhe jo portretin e një kurvari ordiner .Nëse harrojnë ky takëm politikanësh , me apo pa vetëdije, se misioni I tyre është që t`I shërbejnë popullit në të kundërt një takëm prej tyre duke shkelur atë që quhet vijë e kuqe ata vetëm do të kontribuojnë për të marrë përcmimin e popullit që I ka zgjedhur … .Të gjithë e kemi konstatuar se në këtë parlament ka njerëz të rëndomtë : Një takëm prej tyre janë gjysmë analfabetë të pakualifikuar me diploma të dyshimta që qëndrojnë si dekor për hir të bizneseve që kanë në partitë e tyre që I kanë future me ato listat e famshme duke I mbajtur nën mëngë si as Skandalet seksual të “politikanëve” kërkojnë dëbimin e menjëhershëm pa kushte nga politika. Politika gjithnjë e më shumë po perceptohet si një karrierë, jo si një besim-nderi ku shpirtrat e zjarrtë luftojnë për idetë e tyre dhe të qytetarëve të tyre. Si një person i zgjedhur apo me një post drejtues në një institucion , politikani duhet të jetë një model në çdo gjë, dera duhet hapur dhe duhet të përjashtohen pikërisht ata të korruptuarit dhe të dalldisurit pas fustaneev të femrave që japin modelin më të keq dhe diskreditojnë tempullin e të zgjedhurve të popullit .Ky është një turp .
Sigal