Bardhyl Berberi: Javë… skandalesh!

548
Sigal

 Tek sporteli ku paguhen drita një
i moshuar më pyeti:


A ka mundësi të më shpjegoni, se ku shkojnë këto paratë që ne paguajmë
për televizionin shtetëror këtu sëbashku me dritat, pasi TVSH-ja duket se nuk i
merr. Ata nuk blekan dot një palë brekë për Ledina Çelon dhe na e nxjerrin
lakuriq për faqe të zezë. Lëre pastaj edhe për atë këngëtaren tjetër me gjoksin
jashtë, Xhensika Polo nuk i blejnë dot një palë sytjena të mbulojë gjoksin… Ky
është një turp m’u hakërrua ai… Më pas iu drejtua sportelistes, lekët e TVSH-së
nuk i paguaj, përse, për të parë skandale!


Para pak ditësh u zhvillua
asambleja e PS dhe përjashtoi Kokëdhimën dhe riktheu disa xhaketa të vjetra të
PS . Kryeministri aktual Edi Rama në asamble midis të tjerash kërkoi falje që
PS dhe qeveria kishin mundësi që gjërat t`i bënin më mirë! Po ashtu edhe kreu i
opozitës kërkon falje për gabimet e bëra që e çuan në opozitë. Dhe skandali i
tretë sot në Korçë pranë spitalit kur një shofer taksie ish polic e shan
kryeministrin dhe lëvdon Blushin, por fitoi një “shëtitje” me makinën e
policisë nëpër rrugët e Korçës dhe pas largimit të kryeministrit e çuan tek
vendi ku e morën.

 

Tek të dy forcat politike aktuale
dëgjon fjalën: Na falni…!

 

Natyrshëm lind pyetja por përse t’ju
falim…Të thuash më fal është një shprehje, mirësjellje që bëhet me
mospërsëritje të veprimit të njëjtë. Por nuk vlen që vetëm të konstatosh të
metat dhe gabimet që ke bërë në të kaluarën, por të punosh me vetëmohim për të
mbushur ato plagë dhe jo të hapësh plagë të reja… Të gjithë kanë të drejtë në
mënyrën e vet, si politikë bërës, që të marrin mbi supe realizimin e një
platforme të caktuar politike, kur marrin një mandat, por njëherazi dhe të
japin llogari për ato premtime që kanë kaluar si fishekzjarrë, që janë thënë
dhe janë zhdukur menjëherë në errësirën e qiellit. Askujt nuk i merret e drejta
për të dhënë një mendim, mirëpo politika si arti i së mundshmes, është edhe
sakrificë, guxim dhe veprim konkret për t’i thënë, ndal një të keqeje dhe për të
vazhduar një rrugë të mbarë, pas së cilës merren meritat apo mëkatet. Është e
drejtë dhe guxim të kërkosh të bëhesh edhe deputet për t’u dalë në ballë
kërkesave të atyre që përfaqëson, por sigurisht që kjo nuk bëhet duke bërë premtime
të bukura dhe boshe dhe, sapo ulesh në parlament i harron e më pas nuk del në
mejdan të mbrosh dhe t`u përgjigjesh kërkesave të sovranit dhe halleve të
shumta që ka populli. Dikush politikë bërjen e paraqet si shëmtinë më të madhe
që ekziston, sepse përmes kësaj përpiqet të mbajë larg të ndershmit, të
moralshmit, mësuesin, profesorin, mjekun, shkrimtarin dhe të tjerë …se
politikën aktuale në Shqipëri po e bëjnë dështakët ata me diploma të dyshimta,
me nivel të ulët nën atë të një intelektuali mesatar, prandaj tek ne punët na
shkojnë çorap …por ama jo të gjithë bien në këtë grackë, pavarësisht
etiketimeve që mund t’u vishen, ata marrin përsipër dhe premtimet i kthejnë në
vepra. Mirëpo kjo rrugë kalon përmes ca rregullave, që të zgjedhësh ata që
duhen për në parlament kjo përzgjedhje fillon në lagje, në fshat e në qytetin
ku jeton kandidatin për deputet, duke iu nënshtruar një radioskopie të
hollësishme nga ata që e njohin në lagjen ku ka jetuar dhe më pas vijnë
kontributet e gjithsecilit. Një përzgjedhje strukturore nga ku edhe merret e
drejta për të përfaqësuar fillimisht strukturat mëe pas edhe popullin, nëse ai
vendos të të legjitimojë me votë. Por kjo asesi nuk bëhet si deri tani me emrin
që të vendos kryetari i partisë në listë . Kryparlamentari Meta dhe në emër të
forcës politike që drejton, pikërisht këtë kërkon me këmbëngulje dhe meriton që
të mbështetet nga të gjithë që kandidatët të zgjidhen nga strukturat e bazës
dhe më pas të votohen me lista të hapura, që populli të dijë, se për kë do të
votojë… Por ka drejtues partish që i mjegullojnë këto ide progresive duke na
servirur situatë të turbullt politike, dikush injoron, të tjerë apelojnë,
megjithatë dikush e bën veshin të shurdhër dhe vazhdon avazin e vjetër, duke na
sjellë produktin e parlamentit që ne kemi sot aktualisht të mbushur me deputetë
me nivel nën atë mesatar dhe me një të kaluar kriminale e çdo ditë që kalon,
zbulohen skandale që vërtetë popullit i vjen turp për disa prej tyre të
kollarisur dhe të kollandrisur thonë, jemi përfaqësues të popullit. Të dashur
politikanë, ju nuk kuptoni vetëm një gjë në këtë jetë, që nuk mund ta ndryshoni
dot as me para korrupsioni: Së pari,
atë se kush jeni dhe atë se cfarë dini të bëni! Por edhe pse ju kërkoni
vazhdimisht “falje” ne na vishen sytë nga zhgënjimet dhe nuk e dimë se çfarë
mallkimi na ka zënë, që na ka rënë për hise kjo klasë politike… Na keni hedhur
pluhur dhe baltë, doni të na sillni plehrat…dhe kazinotë që lulëzojnë çdo ditë,
ku është ai premtimi juaj që ditën e parë të ardhjes në pushtet që anuluat
ligjin e plehrave dhe premtuat mbylljen e kazinove… Vetëm sa na hodhët hi syve,
siç thotë populli … Edhe sa kohë, do të vazhdoni të mjegullojnë, të shpikin të
pa shpikurën, të krijojnë modele të paqena, por jam i bindur që të gjitha këto
do të përfundojnë si përpjekje dështuese dhe dëshpëruese pasi koha nuk do të
punojë më për ju, por për një perspektivën drejt një të ardhmeje Evropiane, por
pa ju që kërkoni vazhdimisht falje, sa për të kaluar lumin, por ky lloj lumi kësaj
radhe nuk do të kalohet me varka prej letre .Gjykata kushtetuese sot e miratoi
ligjin e Vetingut, tani besoj se do ta bëni gjumin me valium këtë fund viti për
ju që i keni bërë duart pis me korrupsion dhe krime. Vetingu një takëmi prej
jush do t’jua helmojë pushimet e fund vitit në Barcelonë apo Paris, Venecia apo
Pragë, në Republikën Domenikane apo në Karaibe ku i keni bërë prenotimet!