Sigal

Barcelona ka bërë katër oferta në adresë të Chelsea, për Willian.

Katalanasit janë të impresionuar nga loja e brazilianit kundër tyre në Ligën e Kampionëve dhe janë të gatshëm ta transferojnë atë.

Trajneri i Bluve të Londrës, Sarri nuk dëshiron ta shesë Willian, ndërsa Katalanasit nuk heqin dorë nga angazhimi i tij dhe kanë dërguar një tjetër ofertë drejt Londrës.

E përditshmja spanjolle AS, shkruan se Barcelona ka bërë një ofertë me vlerë 72 milionë euro.