Banorët protestë ndaj OSHEE “S’kemi mundësi të paguajmë”

    333
    Sigal

    Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan protestojnë kundër ndërprerjes se energjisë elektrike. Edhe pse janë debitorë ata kërkojnë tolerim me faturat e parambetura, pasi ata janë të papunë, invalidë dhe të moshuar dhe nuk kane mundësi ekonomike për të paguar energjinë. 

    Banorët e lagjes “Skënderbej” në qytetin e Elbasanit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Ata rezultojnë debitorë në OSHEE, por deklarojnë se nuk mund të paguajnë dot as me këste pasi janë në vështirësi ekonomike. Askush nga banorët nuk ka rilidhur energjinë nga frika e arrestimit, por të gjithë bashkë janë ngritur në protesta duke deklaruar se janë të papunë, invalidë dhe të moshuar dhe e kanë të pamundur ti paguajnë faturat e prapambetura.

    Ata kërkojnë të falen faturat për familjet që nuk i paguajnë dot pasi në këtë gjendje që janë do jetojnë me qiri dhe pa kushtet minimale të jetesës. Drejtori i OSHEE në Elbasan deklaroi një ditë më parë se janë bërë rreth 12 mijë prerje të energjisë elektrike dhe vetëm mbi 1 mijë rilidhje. Shumë prej familjeve që nuk mund të lidhin marrëveshje janë tashmë në errësirë.