Banorët përfshihen në konflikt fizik me ndotësit

    430
    Rikthehet ndotja e kateve të para të pallateve të kryeqytetit, nga kalimtarët e rastit. Pas miratimit nga këshilli bashkiak të listë gjobave për të ndëshkuar gjithë qytetarët të cilët ndotin hapësirat për rreth, këta të fundit kur zihen ngushtë për nevojat personalie drejtohen në katet e para të pallateve me qëllim që ti shpëtojnë gjobave të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë lidhur me këtë fakt, dje në orët e vona të pasdites është shënuar edhe një konflikt fizik në zonën e njohur si rruga e Elbasanit, ku janë të ndërtuara disa pallate të vjetra, të cilat vijojnë të jenë të banueshme. Mësohet se banorët e një prej pallateve të vjetra janë përballur teksa dilni nga shtëpitë e tyre me një person i cili po kryente nevojat personale. Ka mjaftuar që kjo gjë ti irritonte banorët e këtij pallati që të konfliktoheshin me personin i cili po ndote katin e parë të pallatit, duke degjeneruar më pas deri në konflikt fizik. Banorët e kryeqytetit thonë se me raste të tilla po përballen shpesh kohët e fundit për shkak të masave të reja të marra nga Bashkia e kryeqytetit. Por përveç ndotjes të këtij lloji nga kalimtarët e rastit, fatkeqësisht nuk janë të pakta rastet ku edhe vetë banorët i ndotin korridoret e kateve të apartamenteve në të cilat jetojnë. Lënia e qeseve me mbeturina në shkallët, korridoret dhe dyert e pallateve është një tjetër element negativ dhe shqetësues për mirëmbajtjen e hapësirave publike të përbashkëta. Prezenca e mbeturinave në këto ambiente përveç se dëmton pastërtinë dhe ndikon në higjienën dhe mirëmbajtjen e banesave, shpeshherë është kthyer edhe në burim konflikti mes fqinjëve. 
    Ja 7 masat ndëshkimore në rast të shkeljeve që dëmtojnë pastërtinë dhe rregullin e kryeqytetit.
    1- Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve – 5.000 lekë
    2- Kryerje e punimeve pa leje – 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes
    3- Shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike – 20.000 lekë + 300 lekë/m2
    4- Vandalizimi i pronës publike me – 20.000 lekë
    a) Dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;
    b) urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;
    c) dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;
    d) dëmtim pemësh
    5- Ndotje e rrugëve nga automjete te rënda (baltë, vaj, llaç) – 10.000 lekë
    6- Djegia, zhvendosja, dëmtimi dhe vjedhja e kontenierëve – 20.000 lekë
    7- Ndotja dhe mospastrimi i ambientit pas aktiviteteve – 5.000 lekë
    Ndërkohë raste të tilla si ai i regjistruar dje në orët e pasdites në zonën e njohur si rruga e Elbasanit, sjellin edhe njëherë në vëmendje, nevojën për ndërtimin e më shumë banjave publike në Tiranë. Por nga ana tjetër edhe vetë banorët bëjnë apel qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm me qëllim mirëmbajtjen e ambienteve në të cilat jetojnë. Madje në disa nga apartamentet e kryeqytetit, banorët janë detyruar të vendosin pankarta, ku bëjnë apel për të mos ndotur katet e para. Me masat ndëshkimore të ndërmarra nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, tashmë nuk dimë nëse do kemi një ambient më të pastër, apo në raste si ky i sotmi i publikuar në gazetën “Telegraf” do ketë përkeqësim pastërtisë së hapësirave të përbashkëta në pallatet e tejmbushura me banorë në Tiranë.
    Sigal