Banka kryesore ruse tërhiqet nga Ukraina

567
Banka kryesore e Rusisë, “Sberbank”, njoftoi shitjen e filialit të saj në Ukrainë, funksionimi i së cilës ishte vështirësuar për shkak të sanksioneve nga autoritetet dhe bllokimit të aktiviteteve të saj pas krizës mes Moskës dhe Kievit.
Gjiganti bankar i kontrolluar nga shteti rus njofton në një komunikatë se ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen me një konsorcium investitorësh përfshirë bankën letoneze “Norvik Banka” dhe një kompani private bjelloruse që nuk saktësohet.
Transaksioni do të mbyllet në gjashtëmujorin e parë pasi të merret miratimi nga autoritetet përkatëse. Shuma që pritet për kryerjen e këtij transaksioni ende nuk është publikuar.
Sigal