“Banka Credins” me kapital 100 për qind shqiptar

    715
    1. Sa vite aktivitet ka “Credins Bank” në Shqipëri? Çfarë shtrirje strukturore ka në rrethe (sa degë) dhe a mund të quhet e konsoliduar me vazhdim premtues në rritje si aktivitet bankar?
    Banka “Credins” e ka filluar aktivitetin e saj në 31.03.2003 dhe që në fillimet e saj është njohur si banka e parë me kapital Shqiptar, e cila suksesshëm konkurron midis katër bankave më të mëdha në vend. Gjatë më shumë se 12-viteve të aktivitetit, Banka në mënyrë dinamike ka rritur numrin e klientëve, aseteve dhe volumin e biznesit, duke ofruar produkte dhe shërbime financiare dhe jo-financiare për të gjithë grupet e klientëve. Banka ka një rrjet të gjerë të prezencës fizike, duke operuar nëpërmjet 55 degëve dhe agjencive. Duke kërkuar në mënyrë aktive prezencën në të gjitha segmentet, Banka synon përmirësimin e pozicionimit dhe konkurrueshmërisë së saj, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së saj, vlerësimit të nevojave të klientëve, sjelljen e ofertave “risi” në përgjigje të tyre, investimit në mjediset e shërbimit për klientelën si dhe përfshirjen e saj në programe në kuadër të përgjegjësisë sociale.
    2. Cilat janë shërbimet rutinë dhe cilat janë disa nga shërbimet e reja ndikuese në shërbimin ndaj klientëve, që banka ka futur në mënyrë periodike me qytetarët?
    Banka Credins i shërben tre grupeve të klientëve: individëve, bizneseve të të gjitha madhësive si dhe institucioneve të llojeve të ndryshme dhe për secilin prej këtyre grupeve ofrojmë shërbime financiare të personalizuara. U shërbejmë individëve me një gamë të madhe shërbimesh financiare, nga financimet e ndryshme tek depozitat, llogaritë e kursimit, kartat debitit, kreditit dhe produkte elektronike. I gjendemi pranë bizneseve të madhësive të ndryshme në mënyrë që të zhvillohen duke i mundësuar realizimin e transaksioneve, menaxhuar Cash-in e tyre, aksesimin në tregjet e borxhit dhe menaxhimin e riskut të ndryshimit të kurseve të këmbimit dhe normave të interesit. 
    3. Cilat janë shërbimet që kryen ndaj biznesit vendas dhe të huaj?
    Fushat kryesore të biznesit
    – Produkte borxhi – Hua me afat, kredi për kapital qarkullues, 
    – Zgjidhje financiare tregtare – Letër kredi, letër garanci 
    – Produkte investimi – Depozita me afat dhe depozita kursimi, obligacione të “Credins” me normë interesi fikse, letrat me vlerë të qeverisë.
    – Produkte transaksioni– përfshirë para cash, llogari çeku, veprime bankare nëpërmjet internetit, transfertë fondesh, pagesa.
    4. Cilat kanë qenë dhe janë prioritetet kryesore të bankës, si bankë tregtare?
    Objektivat kryesore të strategjisë janë progresi i qëndrueshëm dhe i matshëm në disa nga fushat e më poshtme: 
    – Ruajtja dhe zgjerimi i pjesës së tregut në numër klientësh, volum kredish, depozita, karta, etj.
    – Përmirësimi i kulturës së riskut në bankë dhe konsolidimi i administrimit të riskut dhe kontrollit.
    – Investime të vazhdueshme në teknologji për të siguruar inovacion, automatizim të lartë si dhe ekselencë në operacione të cilat do të mbështesin Bankën në arritjen e objektivave financiare. 
    – Krijimi dhe ruajtja e një mjedisi pune të favorshëm për të motivuar punonjës.
    5. Cilat janë raportet partneriale të bankës me bankat homologe në vendet e BE dhe në botë?
    Prej vitesh Banka ka marrëdhënie partneriteti me institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare si IFC dhe EBRD, si dhe marrëdhënie bashkëpunimi me projekte të ndryshme të mbështetura nga Qeveria Shqiptare në sektorët e bujqësisë, zejtarisë, peshkimit, eficensës së energjisë, energjisë se rinovueshme dhe SME.
    6. Çfarë modeli ndryshe ka ofruar banka juaj në Shqipëri?
    Modeli i biznesit të Bankës “Credins” është i një modeli universal, bankingu, i cili mbështet nevojat e të gjithë segmenteve të klientelës. Modeli që ne kemi ndërtuar mbështetet:
    – I fokusuar tek klienti, duke synuar të jetë partner i rëndësishm për të gjithë klientët, individ, biznes dhe institucione.
    – I balancuar me të ardhura dhe në risqe të diversifikuara, sipas segmenteve të klientëve dhe sektorëve të biznesit. 
    – Fleksibël, lehtësisht i përshtatshëm ndaj ndryshimeve ekonomike, rregullatorë dhe teknologjikë.
    – Solid me historik pozitiv, i fokusuar, me menaxhim risku të konsoliduar dhe vlera të larta korporative
    7. Cilët janë elementët kryesorë për një bankë, që “Credins Bank” i ka mbajtur parasysh dhe i ka zbatuar?
    Banka angazhohet për zhvillimin e një kulture institucionale të karakterizuar nga transparenca, publikimi i informacionit, qeverisja e mirë e korporatës, komunikimi, bashkëpunimi për arritjen e objektivave strategjike të Bankës të bazuara në një arsyetim dhe reflektim të thellë të misionit të Bankës. Vlerat që përbëjnë themelin e kulturës institucionale të Bankës janë integriteti moral, kompetenca profesionale, fokusi te klienti, angazhimi ndaj komunitetit dhe inovacioni. Për këtë arsye, banka është i përkushtuar të sigurojë ekuilibra të përshtatshme që (i) garantojnë përputhshmëri me kuadrin rregullator ekzistues dhe (ii) rrisin, përgjegjësinë dhe saktësinë pa kompromentuar rendimentin dhe efektivitetin.
    1. Fokusi te klienti
    2. Integriteti
    3. Kompetencat profesionale 
    4. Ecuria e qëndrueshme
    5. Inovacioni
    6. Angazhimi ndaj komunitetit
    7. Drejtimi, motivimi dhe fuqizimi i njerëzve tanë
    8. A mund të quhet tashmë “Credins”, banka e preferuar e qytetarëve dhe e biznesit shqiptar?
    Banka “Credins” njihet si banka e parë private me kapital 100% shqiptar që konkurron me ndershmëri midis bankave me ecurinë më të mirë në vend. Pozicionimi i emrit tonë pasqyron përkushtimin dhe devotshmërinë ndaj shërbimit të klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” është dhe do të vazhdojë të jetë përkufizimi i qëndrimit tonë.

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf në datën 14.12.2015
    Sigal