Banjat publike ‘tërbojnë’ Tiranën, qytetarët të frikësuar nga epidemitë

    350
    U trumbetua shumë instalimi i banjave publike nga Bashkia e Tiranës në disa prej pikave kryesore të qytetit, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe ato janë kthyer në një problem serioz për kalimtarët në Kryeqytet. Banjat publike të vendosura Pedonalja, Piramida, Parku Rinia dhe Pallati i Kongreseve, mesa duket pas instalimit të tyre bashkia ka harruar se nevojitet edhe përkujdesje për pastrimin dhe sterilizimin e tyre. Nëse të rastisë të kalosh pranë zonave të lartpërmendura, fatkeqësisht do të përballesh edhe me erën e rëndë ,e cila vjen si pasojë e mos pastrimit të këtyre banjave. Ndërkohë që më herët është thënë se në ditët në vijim, të tjera banja publike portative do të vendosen në zona ku ka përqendrim të madh në njerëz për të shmangur ndotjen e hapësirave publike, por ende nuk dihet nëse do të merren masa për eliminimin e fenomenit të ndotjes e cila është kthyer në makth për kalimtarët e rastit, të cilët shprehen se ndihen të rrezikuar nga ndonjë epidemi në prag të stinës së dimrit. Pak ditë më parë kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj publikoi paketën me shtatë masa penalizuese për individët dhe bizneset që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin hapësirat publike, por a do të merren masa penalizuese ndaj “mirëmbajtjes” së hapësirave publike, nga ana e Bashkisë pas denoncimit nga qytetarët lidhur me erën e rëndë që ka tërbuar kryeqytetit ditët e fundit. Sakaq, një qytetarë i thjeshtë gjobitet 5.000 lekë të reja, në rast ndotjeje ose mospastrimi të ambientit pas aktiviteteve, po bashkia sa duhet të gjobitet për mos pastrimin e banjave publike, fenomen ky që kërcënon shëndetin publik të qytetarëve dhe rrezikon përhapjen e ndonjë epidemie.
    Sigal