Sigal

Bangkoku po fundoset papushim nga rritja e nivelit të detit, erozioni i bregdetit e urbanizimi galopant, dhe mendohet se deri në vitin 2030 një pjesë e mirë e saj do të jetë nënujë.

I ndërtuar në moçale që janë 1,5 metra mbi nivelin e detit, ky metropol prej më shumë se dhjetë milionë banorësh zhytet një deri në dy centimetra në vit dhe rrezikon të përballet me përmbytje të fuqishme në të ardhmen e afërt”, thotë Tara Buakamsri, drejtoresha e “Greenpeace Tajlandë”.

Një e pesta e qytetit ( më shumë zonat periferike) u përmbyt në vitin 2011. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, ky skenar pritet të ndodhë gjithnjë e më shpesh.

Gjeologu Thanawat Jarupongsakul e konsideron Bangkokun si qytet obez me skeletin e një fëmije”. Ai mendon se ky qytet është fillimisht viktimë e zhvillimit të tij të shfrenuar.

Edhe eksperti mbi klimën në Universitetin “Chulangkorn” të Bangkokut, Suppakorn Chinvanno, mendon të njëjtën gjë.

Kanalet e shumta që përshkruanin kryeqytetin, që dikur quhej Venecia e Orientit, tanimë janë zhdukur. Në fakt ato përbënin një sistem kullimi natyror shumë të mirë”, bën të ditur më tutje ai.

Çështja e Bangkokut pritet të trajtohet në konferencën e OKB-së për klimën, që do të mbahet  më 4-9 shtator.