Banditët sulmojnë trenin, plagoset makinisti

    73

    Konkurrenca e pandershme/ Incident i rëndë në Hekurudhën Tiranë-Durrës

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ne linjën hekurudhore Tiranë- Durrës, kur treni i linjës është goditur me gurë ndërsa ai po kryente udhëtimin e tij me pasagjerë nga Tirana për në Durrës. Treni është nisur rreth orës 16:00 nga stacioni i Tiranës  dhe 20 – 30 minuta pas nisjes kur ka qenë në afërsi të varrezave në Kashar, zona e Domjes, makinisti i Lokomotivës nr. L 1059,  i ka rënë sirenës pasi po kalonte në afërsi të  një mbikalimi të paligjshëm dhe shoferi i mjetit që ndodhej ne mbikalim e sipër kur treni i është afruar, duke qenë se është shqetësuar nga sirena e tejzgjatur e lokomotivës, ka marrë një gur të madh mbi 1 kg dhe ka qëlluar mbi lokomotivën . Guri ka thyer xhamin dhe më pas ka përfunduar mbi kokën e ndihmës makinistit 50 -vjeçarit Fatmir Vrioni. Në atë kohë sipas bisedës telefonike me punonjësin vjetër të e hekurudhës Shefqet Muca, i cili me një grup shokësh kishin shkuar pranë spitalit Ushtarak të Tiranës  për t’u interesuar për shokun e plagosur rëndë, guri ka kapur në kokë Fatmir Vrionin, i cili ka rënë pa ndjenja i gjakosur tërësisht në kabinën e lokomotivës. Ai është marrë dhe dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Muça ka konfirmuar për gazetën “Telegraf” se, pasi e kanë kontrolluar kolegun e tyre të plagosur mjekët kanë konstatuar se ai ka pasur fraktura të rënda në pjesën ballore të tij si dhe në kockën e hundës. Sipas tij, në atë moment ne drejtimin e lokomotivës ka qenë trenisti Tahir Ademi, ndërsa Vrioni ishte ndihmës makinist. Treni është ndaluar nga ky veprim banditesk i njerëzve të rrugës dhe është vonuar disa orë, deri sa është transportuar 50- vjeçari Vrioni deri në Spital dhe ka shkuar policia në vendngjarje për të marrë dhe denoncimin e punonjësve të hekurudhës mbi plagosjen e rëndë në detyrë të Vrionit. Më pas treni është nisur në destinacion drejt qytetit të Durrësit. Ngjarja ka revoltuar një grup punonjësish, të cilët kanë shprehur zemërimin tyre se si këto ngjarje po ndodhin shpesh e me shpesh dhe janë nisur edhe drejt spitalit për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të kolegut te tyre të punës. Vetëm pak ditë me parë gazeta “Telegraf”, ka botuar një shkrim mbi gjendjen e rëndë të situatës në Hekurudhën ku vetëm në një sektor gjatësor rreth 200 m linear  kishte rreth 6 mbikalime. Në atë shkrim përmendej edhe makinisti Dorian Soku, i cili ishte shprehur se gjatë udhëtimit me tren jemi shumë në tension se mos na ndodhin aksidente. Dhe ku Drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore, Edmond Dobi,  xhamat në të shumtën e rasteve janë të thyera me gurë. Ai  tha për këtë gjendje është fajtor komuniteti për rreth hekurudhës, të cilët shqetësohen nga trenat tashmë që kanë ndërtuar shtëpitë në rrëzë të hekurudhës, ndërsa ka raste që qëllohen edhe për konkurrencë në transport. Pas Spitalit Ushtarak , thotë ai organizohen shpesh grupe fëmijësh 13-14 vjeçar që qëllojnë me gurë dhe i thyejnë.