Bamir Topi : “Berisha është diktator, e mban në pushtet dobësia e opozitës”

493
Sigal

Ish-Presidenti dhe kreu i FRD-së, Bamir Topi sulmon nga Gramshi Berishën dhe Ramën

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka kritikuar partitë politike shqiptare duke sulmuar edhe ish-partinë e tij atë Demokratike, duke thënë se me 23 qershor do të rrezohet nga pushteti.

Topi gjatë prezantimit të degës së FRD-së në qytetin e Gramshit u shpreh me tone të forta kur tha: “FRD-ja në skenën politike për zhdukjen e mashtrimit të politikës. Berisha i kthyer në diktator, PD-së i ka mbetur vetëm emri. Qëndron në fuqi se ka opozitë të dobët”,- tha Topi duke shtuar se partia e tij duhet të ketë një përkrahje sa me të madhe…

Pak ditë më parë, Kryetari i FRD-së ka deklaruar se FRD nuk është apendiks apo shtojcë e orekseve të partive të vjetra në Shqipëri. Kemi programin e fizionominë tonë. Sigurisht jua them me bindje që nuk e bazojmë tek pazari politik të ardhmen tonë, por do të jemi në komunikim me njerëzit dhe jemi absolutisht në tjetër këndvështrim për situatën, pasi kam parë analistë që i shërbejnë këtë stanjacioni që lidhet me funksionimin e bipolarizimit në Shqipëri.