Ballkani në udhëkryq, Kule: Sfida, trashëgimi i kulturës brezave të rinj

    389
    Sigal

    Mbahet në Tiranë Konferenca e Përbashkët Ballkanike nga data 10-13 tetor

    Nga data 10-13 tetor në Tiranë po mbahet një konferenca e dytë ndërkombëtare me temë: Ballkani në udhëkryq. Kjo konferencë është zhvillua ndërmjet një bashkëpunimi midis universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Stambollit. Të pranishëm në këtë takim ishin Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, dhe rektorë dhe dekanë të tjerë të universiteteve në vend dhe të universiteteve të Turqisë që ishin pjesë e këtij bashkëpunimi. Në këtë takim përshëndeti dhe rektori i universitetit të Tiranës Prof. Dhori Kule. Duke uruar mirëseardhjen në Shqipëri për zhvillimin e kësaj konference zoti Kule u shpreh se: “Ne u urojmë mirëseardhjen në Shqipëri dhe uroj punë të mbarë. Jemi mbledhur këtu për të folur për një nga rajonet më të vjetra të kontinentit Europian”. Sipas tij, rajoni i Ballkanit ka luajtur e do të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike, politike në të gjithë kontinentin. Më tej ai theksoi se: “Duke parë traditën e madhe të gjuhës dhe historisë kemi përgjegjësi të madhe që t’ja përcjellim atë brezave të ardhshëm të pa dëmtuar. Ballkani sot është rajoni që qëndron në zemrën e botës dhe si i tillë është për ndërtimin e një Europe të bashkuar dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta për mendimin dhe konsultimin e një shoqërie demokratike”. Edhe titulli i konferencës “Ballkani në udhëkryq” theksoi rektori Kule të bën të mendosh se, ne ndodhemi në udhëkryqin e zgjedhjes së alternativës më të mirë për shoqëritë tona. “Jam i sigurt se, Ballkani do të tregoje së nuk ka sfida të pakapërcyeshme për ne. të gjithë ne sot jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka integrimi i rajonit të Ballkanit në familjen europiane. Dëshiroj të ndaj me ju entuziazmin e marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian” shtoi më tej në Fjalën e tij. Ai mendon që përparimi në fushën ekonomike dhe fusha të tjera do të jetë primarë për në rrugën drejt Bashkimit Europian. Si rektor i Universitetit të Tiranës, mendoj  se bashkëpunimi dhe përparimi në fushën e arsimit është një nga vlerat e arta të shqiptarëve, përfundoi në fjalën e tij rektori. Ky është viti i dytë i mbajtjes së kësaj konference, vitin e kaluar ajo është mbajtur në Maqedoni. Në qendër të kësaj konference sfidat që i presin vendet e Ballkanit që kanë të bëjnë me zhvillimin e shkencës dhe kulturës, po ashtu në këtë konferencë do të diskutohet edhe për trashëgiminë sa më të mirë të kulturës brezave të ardhshëm.