Ballkani fiton 4-2 ndaj BE-së në futboll, Rama s’luan futboll

455
Ndeshja e Futbollit mes BE dhe “BE e ardhme” ka përfunduar me fitoren e ekipit të Ballkanit. Me diplomaci ministri i i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e sheh rezultatin si nevojë të BE për energji të re.
Pavarësisht se si shkojnë bisedimet diplomatike në fushën e blertë kanë treguar epërsi përfaqësuesit e Ballkanit.
Ekipi “BE e ardhme” e ka fituar ndeshjen përballë Bashkimit Europian dhe këtë fakt ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar me fjalët “BE i duhet Ballkani dhe energjia e tij”
Përmes një postimi në FB Thaçi shkruan: “Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Europës i nevojitet energji e re”
Agjensia Reuters thekson “Edhe pse ekipi i BE dukej në formë të mirë u shpërbë shpejt falë lojës së mirë kundërshtarit, ku bënin pjesë kryeministra e përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit që në vitin 1990 bënë një luftë të ashpër ndaj njëri-tjetrit.”
Kësaj here politikanët e Ballkanit i kanë harruar bisedimet e negociatat e gjata për mosmarrëveshjet që kanë për kufijtë apo cështje të tjera dhe kanë dalë fitues përballë Bashkimit Europian.
Ministri i jashtëm i Austrisë Sebastian Kruz i pyetur nëse duhet të zhvillohej kjo ndeshje kur në kufijtë e Ballkanit dhe Europës po dynden mijëra emigrantë, u shpreh se “Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ëhstë intresant fakti që përfaqësues të shteteve që kanë patur shpesh konflikte të jenë pjesë e një ekipi”
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri Kosovar per Integrime Bekim Çollaku i dhanë fitoren Ballkanit, duke mundur 4 me 2 Bashkimin Europian, një ndeshje që u gjykua nga komisioneri Johanes Hahn dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç.
Rama mungoi në ndeshje. Gjatë debatit në samit Rama deklaroi se s’do luante.
Sigal