Bakteret ‘vrasin’ humorin. Fajtore për ndryshimet e gjendjes mendore

689
Nëse njeriu qëndron mbi gjallesat e tjera është për shkak të logjikës, mendimeve dhe emocioneve.
Nga të dhënat e fundit shkencore po rezulton se disa baktere mund të krijojnë luhatje në gjendjen tonë emocionale dhe mendore.
Studiuesit nga universiteti i Kyushu në Japoni shpjegojnë se mikrobet që jetojnë në trupin tonë nuk ndikojnë vetëm në shëndetin tonë fizik por janë shkaktare dhe për depresionin autizmin, sëmundjet neurodegjenerative.
Shkenca ka zbuluar prej vitesh që trupi i njeriut përbëhet më shumë nga mikrobe dhe baktere se sa qeliza, konkretisht nëse numërohen të gjitha qelizat në trupin tonë, vetëm 43% janë njerëzore të tjerat mikrobe, shkruan intv.al
Megjithatë analizat e studiueseve u përqendruan tek bakteret e zorrëve pasi nëpërmjet nervit Vagus truri ka një lidhje direket me bakteret e kësaj pjesë të trupit.
Ekspertët i bazuan kërkimet e tyre mbi disa eksperimente me brejtës, dhe persona me depresion.
Analizat tregojnë se njerëzit me depresion dhe njerëzit e shëndetshëm kanë sasi dhe lloje të ndryshme bakteresh në trupin e tyre.
Duke nisur nga kjo, shkencëtarët morën disa baktere nga njerëzit me probleme mendore dhe i injektuan tek brejtësit e shëndoshëm.
Menjëherë pas eksperimentin gjitarët e vegjël pësuan një ndryshim në sjellje dhe nisën të ishin të tensionuar dhe më agresivë.
Këto të dhëna mund ti japin një tjetër zhvillim shkencës mjekësore pasi nëse duam të kurojmë sëmundjet atëherë e nisim nga mikrobet.
Sigal