Bahri Myftari/ I diplomuari!…

    394
    Sigal

    Fiksion, Tregim

     Për të, pra, për Liridonin, qysh në rininë e hershme mendohej, flitej dhe parashikohej një e ardhme e ndritur. Domosdo, kishte disa tregues qoftë fizik apo intelektual, që ndikonin. Për shëmbull balli i lartë, i ngjashëm me disa shkencëtarë të vjetër rus, të krijonte atë të Liridonit studiues; diskutimet me zë të lartë, shpesh për gjëra të kota, të krijonte bindjen e një njeriu publik që mund të realizohej edhe në deputet, apo zelli për të patur sukses qoftë edhe duke manipuluar apo genjyer, të bindte se në mes tonë, kishim qeveritarin e ardhshëm! Mu për këto, i gjithë fshati u gëzua kur ai shkoi për studime universitare në një univrsitet privat me një emër të gjatë, sa vargjet e poezive të Migjenit tonë, a të Ëitmanit te “ Fije bari”. Të gjithë e morën me shumë qejf Liridonin student!. Në fund të fundit, shumë kush, mund të shihte të realizuar atë cka mendja dhe zemra pati dashur për atë djalë! Opinioni dhe adhurimi për të shumë shpejt nga fshati zbriti në qytet. Vetë presidenti, që sapo përuroi edhe një televizion të tij po me një emër të ngatërruar, e shprehu publikisht mendimin e lartë për idhullin tonë! Presidenti! Po, po presidenti që, për ne të paditurit, ishte i njëjtë me atë të Republikës, ndonëse ai zgjidhet në kutinë e votës. Shkurt, nuk mund të ishte i njëjtë, megjithëse edhe ata të kutisë qëllojnë të vësh “duart në kokë!”. Presidenti i Liridonit ishte i vetëshpallur.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf