Babë e bir kërkohen nga Italia për trafik droge, arrestohen në Durrës

464
Policia e Durrësit ndaloi babë e bir të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
“Bujar dhe Mateos Jeshili, (babë e bir) 50 dhe 26 vjeç nga Shijaku u ndaluan me qëllim ekstradimi në Itali pasi Autoritet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar Vendimin Nr.5149/13 RG.NR-N.3770/RG GIP, datë 30.04.2015 për kryerjen e veprës penale “Trafikim të lëndëve naroktike”parashikuar në Kodin Penal Italian. Maksimumi i dënimit është 30 vjet” informon policia e Durrësit.
Ndalimi i tyre u bë në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Sigal