Azilkërkuesit, Belgjika: Stop, vullnetarisht apo me forcë do ktheheni në shtëpi

690
Edhe pse Gjermania ka qëndruar në “top listën” e vendeve europiane ku shqiptarët u dynden muajt e fundit për të kërkuar azil, shifrat e raportuara nga shteti belg janë alarmante për këtë të fundit.
Kjo ka detyruar që për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, Belgjika të nisë një fushatë të gjerë informimi për të cilën ka vënë në dispozicion 50 mijë euro.
Drejtuesja e zyrës së emigracionit, Katy Verzelen, që ndodhet për të katërten herë në vendin tonë, nga Shkodra si rajoni me numrin më të lartë të azilkërkuesve lëshoi mesazhe të qarta.
Katy Verzelen: “Është e palogjikshme që një vend si Shqipëria që ka një regjim të lirë vizash të kërkojë kaq shumë azilim në Belgjikë. Arsyeja pse jemi këtu në Shkodër është se pjesa më e madhe e kërkesave për azil vinë nga kjo pjesë e vendit. Në të gjitha vizitat tona kemi theksuar me forcë mesazhin kryesor: “Nuk ka azil ekonomik, do të ketë nivel të njohjes së kërkesave për azil dhe personat që do kërkojnë azil do të kthehen në mënyrë vullnetare ose të detyruar”.
Verzelen citoi edhe fjalët e kreu të Komisionit Europian, Jean Claude Junker lidhur me statusin e Shqipërisë, që sipas saj cënohet nga këto kërkesa në rritje.
Katy Verzelen:“Dua të citoj fjalët e Presidentit të BE, zotit.Junker i cili është shprehur si më poshtë: Nuk ka kuptim që nga njëra BE ti japë statusin e vendit kandidat Shqipërisë apo vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe nga ana tjetër të kemi një numër në rritje të kërkesave për azil nga shtetasve të këtyre vendeve”.
Përgjatë viteve 2011–2014, në Belgjikë kanë kërkuar azil 1777 shtetas, ndërsa autoritetet atje e kanë vendosur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta.
Paralelisht po merren në konsideratë edhe vendosja e disa masave specifike për të dekurajuar këtë fluks në rritjë bëhet me dije nga zyra e migracionit.
Sigal