Avokati i Tahirit paraqet në gjykatë provat ndaj Palokës për shpifje

593
Provat e padisë për shpifje ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, janë paraqitur sot në Gjykatën e Lartë nga avokati i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në prova përfshihen deklarata të deputeti Paloka ku akuzon ministrin Tahiri se është i lidhur me bandat. 
Gjykata i ka dhënë kohë avokatit të deputetit Paloka për të shqyrtuar provat dhe seanca e radhës u la në 29 qershor. Seanca e kaluar e pajtimit mes Palokës dhe Tahirit u shty për shkak të mungesës së deputetit të PD-së. 
Ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se pajtimi do ishte i mundur vetëm nëse deputeti i djathtë do t’i kërkonte falje publike. 
Sigal