Avioni me energji diellore kryen me sukses fluturimin e parë

449
Një avion që përdor vetëm energjinë diellore është ulur në Kaliforni ditën të shtunë, duke përfunduar kështu fluturimin e rrezikshëm 3 ditor përmes Oqeanit Paqesor, si pjesë e udhëtimit të tij të parë në botë. Solar Impulse 2 i drejtuar nga piloti Bertrand Piccard mbërriti në Luginën Silicion në jug të San Francisco rreth orës 11.45 të darkës, pas flururimit pa naftë. Ulja erdhi disa orë pasi Piccard performoi një fluturim verbues në Urën Golden Gate teksa spektatorët shihnin të mahnitur.
“Ishte një moment gjatë natës kur unë po shihja reflektimin e hënës në oqean dhe po mendoja: Jam krejtësisht vetëm në këtë kabinë të vogël dhe ndjehem tërësisht i sigurt. Jam shumë mirënjohës që jeta ma solli një eksperiencë të tillë, është ndoshta eksperienca më fantastike që kam përjetuar,”- u shpreh piloti në një konferencë për shtyp.
Sigal