Av. Ndue PJETRA/ Avokat, apo avokot?

    894
    Sigal

    “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE”

     DENONCON: 

    “PSEUDO-AVOKATËT”

    Një pjesë të atyre individëve, të cilët edhe pse mund të kenë diplomën e avokatisë, vetëm avokatë, që nuk mund të quhen.

    Persona të paaftë, pa etikë profesionale, mashtrues, të politizuar në ushtrimin e profesionit të tyre dhe shpesh herë sekserë ryshfetesh e korrupsioni.

    Dhe lind pyetja: -“Avokat, apo Avokot?”

     Janë këta, të cilët prishin imazhin e atyre pak avokatëve, të cilët janë vërtetë profesionistë dhe të denjë për titullin “avokat”. Për këtë arsye, i kërkojmë ndjesë atyre pak avokatëve të mirëfilltë, duke theksuar se ky denoncim nuk ka lidhje aspak me ta. Duke marrë shkas nga një numër i lartë i avokatëve të pajisur me licenca në vendin tonë, kemi arritur në konkluzionin se avokatët në Shqipëri ndahen në disa kategori: avokatë të paaftë në njohuritë e tyre mbi jurisprudencën dhe ligjet; avokatë, të cilët nuk kanë etikë profesionale në ushtrimin e profesionit të tyre; avokatë mashtrues, që gënjejnë qytetarin e pafat, i cili drejtohet në zyrat e tyre për ndihmë ligjore; avokatë të politizuar, të cilët i ndërrojnë bindjet e tyre, sa herë që ndryshon maxhoranca qeverisëse; avokatë sekserë dhe së fundi, një pjesë e vogël, të cilët janë vërtetë avokatë profesionistë. Ky është realitetit i hidhur i profesionit të avokatit në Shqipëri, realitet i cili dëgjohet shpesh në përditshmërinë e halleve dhe të problemeve të atyre fatzinjve, të cilët kanë patur fatin e keq t’i drejtohen këtyre pseudo avokatëve. Sa shpesh dëgjohen shprehje si: – Më mashtroi X avokat! Avokatë të tjerë, të cilët shmangin pagesën e taksave, të përcaktuara me ligj, duke mos i paguar këto të fundit apo të tjerë, të cilët mashtrojnë me çmimet dhe tarifat e përcaktuara edhe këto me ligj. Eksperienca e hidhur me këto kategori avokatësh, i ka bërë edhe qytetarët, që ta humbin besimin tek një avokat i vërtetë, duke e bërë shumë të vështirë ushtrimin e këtij profesioni. Si mund ta klasifikojnë qytetarët këtë kategori të padenjë të titullit të avokatit? Avokat, apo Avokot?

     Në gjithë këtë labirint padrejtësie, çfarë bën Dhoma Kombëtare e Avokatisë?”

    Është në kompetencën e kësaj Dhome të marrë masa të menjëhershme, që në momentin e parë të konstatimit të veprimeve të paligjshme dhe në shkelje të etikës nga ana e avokatëve.

     Për sa më sipër, jemi të mendimit si shoqatë, se duhen marrë masa strikte dhe të menjëhershme për të vënë në vend dinjitetin dhe moralin e emrit “avokat”, duke përjashtuar të gjithë ata avokatë të cilët e prishin dhe e cenojnë këtë imazh, jo vetëm me mungesën e etikës profesionale e paaftësisë, por edhe me lojën që bëjnë me çmimet e tarifat në kurriz të qytetarit. I bëjmë thirrje “Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, të ndërmarrë masa emergjente lidhur me këtë problematikë, që të jenë korrekt me ligjin dhe me detyrimet që kanë ndaj shtetit, ashtu si çdo tatimpagues duhet të jetë. Në rast të kundërt, kjo Dhomë Avokatie duhet të ndërpresë lejen dhe licencimin e atyre avokatëve, të cilët për një periudhë të caktuar kohore nuk denjojnë të zbatojnë ligjin dhe etikën profesionale.  Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Parlamenti, Kryeministri, Presidenti e çdo titular i këtij vendi, sa herë që të ketë nevojë për të zgjedhur titullarët e anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese, duhet të konsultohet së pari me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, sepse askush më mirë se një avokat nuk i njeh gjyqtarët.

    E në këtë mënyrë dihet se cili prej tyre është i korruptuar e cili jo.

    Lidhur me emërimet e fundit në Gjykatën e Lartë e në atë Kushtetuese, Presidenti ka dekretuar në këto dy institucione, pa i liruar fillimisht nga detyra e mëparshme, për periudhën nga data 22 Mars 2013 deri më 4 Prill 2013, gjyqtarë, të cilët në këtë mënyrë kanë patur dy poste të njëkohsishme. Kjo bie ndesh me Kushtetutën, duke u cilësuar si veprimi më i rëndë për drejtësinë shqiptare.

    Kur Gjykata Kushtetuese ose Gjykata e Lartë shkelin Kushtetutën e ligjet dhe presidenti hesht, atëherë na lind e drejta të themi me bindje të plotë se këtu nuk ka shtet e drejtësi.

    “Shoqata  Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare” do të vazhdojë të denoncojë publikisht, çdo akt korruptiv, vendim të padrejtë, shkelje të të Drejtave të Njeriut që i’u bëhet qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe kudo, duke i demaskuar haptazi këto veprime dhe personat që i kryejnë ato.

    Organet drejtuese dhe kompetencat e Dhomës Kombëtare të Avokatisë

           I.            Ligji  Nr.9109, date: 17. 07. 2003 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e

    Shqipërisë” (i azhornuar) dhe konkretisht Kreu III, Nenet  17 deri 20 shpjegojnë lidhur me organet drejtuese dhe kompetencat e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

    • Ø Kompetencat Kryesore të Dhomës Kombëtare të Avokatisë janë:
    1. 1.  Është person juridik, që ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti;
    2. 2.  Përgjigjet për rregullimin dhe kontrollin e ushtrimit të profesionit të avokatit në

    Republikën e Shqipërisë;

    1. 3.  Është përgjegjëse për themelimin e dhomave të avokatisë;

    • Ø Organet Drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë janë:

    1) Këshilli i Përgjithshëm

    Përbëhet nga jo më pak se një përfaqësues i zgjedhur për këtë qëllim nga çdo dhomë avokatie sipas statutit;

    • Kompetencat e Këshillit të Përgjithshëm janë:

    a)  Miraton Statutin e Dh.K.A.;

    b) Miraton “Kodin e Etikës së Avokatit”;

    c)  Përcakton, duke u bazuar në kriterin e vjetërsisë në profesionin e avokatit, të aftësive profesionale të treguara dhe në edukimin akademik të posaçëm dhe pas konsultimeve me Ministrinë e Drejtësisë, listën e avokatëve, që mund të ushtrojnë profesionin e tyre përpara gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, si dhe në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.;

    d) Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Dh.K.A.-së dhe Këshillin Drejtues të Dh.K.A.-së;

    e)  Cakton kontributin, që derdhin dhomat e avokatisë në Dh.K.A.-së;

    f)   Shqyrton dhe miraton llogaritë vjetore dhe buxhetin e Dh.K.A.-së;

    g) Analizon veprimtarinë e dhomave të avokatisë;

    h) Ndihmon e bashkërendon veprimtaritë e shomave të avokatisë, në mënyrë që të garantojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të avokatëve, si dhe të dhomave të avokatisë;

    i)    Miraton rregullat e përgjithshme për zhvillimin e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit;

     2) Këshilli Drejtues.

    a)  Thërret Këshillin e Përgjithshëm të Dh.K.A.-së;

    b) Përgatit Statutin e Dh.K.A.-së;

    c)  Përgatit “Kodin e etikës së avokatit”;

    d) Përfaqëson Dh.K.A.-së në marrëdhënie me të tretët;

    e)  Përgatit llogaritë vjetore për shqyrtim dhe miratim nga Këshilli i Përgjithshëm i Dh.K.A.-së;

    f)   Shyqrton dhe miraton kërkesat për lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatisë;

    g) Merr masa për ndjekjen e vazhdueshme të zbatimit të vendimeve të marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Dh.K.A.-së

    II.    OJF-të DHE DHOMA KOMBËTARE E AVOKATISË

    Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një Shoqatë Jofitimprurëse, e  pajisur me NIPT: K82007453C dhe Administrator: Maksim Haxhia.

    • Ø Disa nga OJF-të e tjera të grupimeve të avokatëve janë:

     1.  DHOMA KOMBËTARE E AVOKATISË

    Nipt: K82007453C, Administrator: Maksim Haxhia

     2.  QENDRA E AVOKATISË “LULI”

    Nipt: K86713192R, Administrator: Fation Luli

     3.  SHOQATA E AVOKATËVE PENALISTE

    Nipt: K9231064510, Administratori: Saimir Vishaj

     4.  SHOQATA E AVOKATËVE TË RINJ

    Administratori: Ilir Hasanaj

     QENDRA PËR NISMA LIGJORE QYTETARE

    Administratore: Aurela Bozo