Autobombë autobusëve me civilë në Siri, 68 fëmijë në mesin 126 viktimave

455
Të paktën 68 fëmijë kanë humbur jetën mes 126 civilëve që mbetën të vrare gjatë një shpërthimi në Siri, teksa po tentonin të evakuoheshin nga zonat rebele.
Një autobombe ishte vendosur pranë autobusëve që transportonin civilë jashtë zonave të rrezikshme.
Shpërthimi ndodhi në kohën kur autokolona ishte e ndaluar dhe në autobuse po hipnin civilët. Mijëra shiite të cilët mbështesin qeverinë e presidentit Assad po largoheshin nga dy zonat ku po kryhen luftime mes forcave qeveritare dhe rebeleve.
Civilet e shpërngulur po largoheshin nga shtëpitë e tyre si pjesë e një marrëveshjeje këmbimit shiitë-sunitë, midis qeverisë siriane dhe rebeleve të cilët për 6 vite me radhë janë pjesë e luftës civile në vend.
Popullsia e Sirisë është kryesisht sunitë. Assad dhe shumica e mbështetësve të tij i përkasin minoritetit fetar alevi.
Sigal