AUSTRALI/ Viza kur ke lidhje me qytetar australian, vizat studentore

    378
    Sigal

    Vizat me garancin e fëmijëve, vizat për studime, procedurat

     Si emigrojnë prindërit me garancinë e fëmijëve

    Edhe prindërit e moshuar kanë mundësi të emigrojnë në Australi, nëse ata kanë të një fëmijë ose më shumë, që jeton në këtë vend, është qytetar australian, rezident i përhershëm në Australi ose qytetar i Zelandës së Re, kur ky i fundit ka plotësuar kushtet australiane sipas marrëveshjeve dypalëshe. Vizat që autoritetet australiane kanë në dispozicion për prindërit, ndahen në dy kategori:
    Kategoria e prindërve
    Për të aplikuar për emigrim në Australi si prind i fëmijës së rritur që jeton në këtë vend sipas kushteve të mësipërme, duhet të jesh i sponsorizuar, përgjithësisht nga fëmija. Numri i vizave të disponuara nga autoritetet australiane të emigracionit për këtë kategori, është gjithsej 1 mijë në vit.
    Kategoria e prindërve për të cilët kontribuon :
    Nën këtë kategori, autoritetet kanë në disponim 3500 viza në vit, ndërsa theksojmë se aplikantët për vizë në këtë kategori, paguajnë një shumë aplikimi për të herë të dytë, mjaft më të lartë se hera e parë (kur kërkojnë qëndrim të përhershëm në vend), si taksë për arsye të kostove të mundshme shëndetësore. Edhe për këtë kategori, përgjithësisht sponsori është fëmija që aplikon për të marrë prindërit.
    Kërkesat bazë
    Përveç kërkesës kryesore, që fëmija të jetë qytetar australian ose me qëndrim legal të përhershëm në këtë vend, ka edhe disa pika të tjera që duhen plotësuar, për të nisur aplikimin për vizën e prindërve. Kështu:
    -Prindërit duhet të kalojnë të ashtuquajturin “testin e balancimit familjar”. Me fjalë të tjera, nëse prindërit kanë më shumë fëmijë në moshë madhore jashtë Australisë sesa në vend, ata nuk kualifikohen. Në Australi duhet të jetojë të paktën gjysma e fëmijëve të rritur e prindërve. Për shembull, nëse prindërit kanë dy fëmijë në moshë madhore, njëri prej të cilëve jeton ligjërisht në Australi sipas kushteve të përshkruara, ata mund të aplikojnë për “vizën e prindërve”.
    -Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret shëndetësore dhe të kryejnë testet mjekësore përkatëse, sipas kërkesave të aplikimit të përshkruara edhe më parë, si kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritete mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit.
    -Nëse aplikon për vizë të përhershme prindërore, personi(at) duhet të dëshmojë se ka sigurim mbështetjeje (është i siguruar) financiare të njohur nga autoritetet, me faturat përkatëse të paguara, (të paktën një).

    Viza kur ke lidhje me qytetar australian
    Ai person që ka lidhje familjare me një qytetar(e) australian, mund të përfitojë qëndrim të përhershëm në Australi, kur termi “lidhje” nënkupton marrëdhënie martesore, një lidhje “de fakto”, një martesë në perspektivë (fejesë) ose marrëdhënie “të ndërvarur”, që nënkupton lidhjes mes personave të të njëjtit seks. Edhe martesa me një qytetar(e) australian, nuk të garanton automatikisht të drejtën e qëndrimit në Australi. Për këtë, personi duhet të aplikojë për atë të quhet “viza partneriale”. Kjo e fundit ndahet në disa kategori, në varësi të lidhjes që qytetari i huaj ka me atë australian. Kështu, për lidhjen martesore dhe atë “de fakto” (lidhje martesore e pazyrtarizuar), i huaji aplikon veças për “vizën e martesës”; po kështu për vizën e fejesës dhe të lidhjes së ndërvarur. Kjo pasi ka procedura të veçanta për secilën nga këto kategori. Nuk mund të aplikojë për vizë, ai qytetar i huaj që ka borxhe apo precedentë penalë ndaj Komënuellthit australian apo Zelandës së Re. Nga ana tjetër, secili aplikant duhet të ketë një sponsor. Ky i fundit është normalisht, ai që ka lidhje me aplikantin, (bashkëshorti(ja), i fejuari (a) etj). Qytetari i huaj që kërkon vizë australiane, duhet të plotësojë formularin përkatës “Aplikimi për emigrim në Australi me partner”, i cili është formati 47SP, dhe gjendet në internet, ndërsa sponsori përkatës duhet të plotësojë formatin 40SP. Të dyja formatet, i interesuari duhet t’i printojë dhe t’i bashkojë në dosjen e tij të aplikimit.
    Proceset
    Emigracioni përmes partnerit është një proces me dy faza. Së pari, pasi plotësohen kriteret, autorietetet australiane japin një vizë të përkohshme. Pas dy vjetësh, autoritetetet vlerësojnë lidhejn në fjalë dhe konsiderojnë dhënien e vizës së përhershme. Personat që kanë aplikuar për “synim martese”, pra të fejuarit, kanë në dispozicion 9 muaj kohë për të hyrë në Australi pasi marrin vizën e përkohshme, dhe duhet të martohen para se të aplikojnë për kategorinë “viza martesore”. Në përgjithësi, vizat e përhershme jepen pasi është vlerësuar nga autoritetet lidhje në fjalë, ku aplikantët dhe çdo person i përfshirë në aplikim, duhet të plotësojnë edhe kriteret ligjore, kërkesat shëndetësore dhe ato të karakterit personal etj, para se të konsiderohen për këtë vizë.
    Kriteret shëndetësore
    Aplikantët dhe personat e angazhuar në aplikim, (fëmija poshtë 18 vjeç etj), apo dhe të afërmit me të cilët aplikanti jeton bashkë, por që nuk do të udhëtojnë me të, duket të bëjën ekzaminimet mjekësore, të cilat do të bashkëngjiten dosjes së aplikimit. Në ekzaminime, përfshihen kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritete mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit. Dalja pozitiv me testin HIV, nuk nënkupton përjashtim automatik.

    Vizat studentore për në Australi
    Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është resident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të stiduiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të rregjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë. Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftësë etj, të përkthyer dhe noterizuar).
    Kushte bazë
    Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu:
    -Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
    -Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
    -Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”.
    Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të pëqëndrohemi në vizat për shkollat e larta.
    Dokumentacioni
    Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë studentore, është si vijon:
    -Aplikimi për vizë studentore, formati 157A
    -Pasaporta
    -Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës arsimor australian ku ju doni të studioni.
    -Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor
    -Evidenca që tregojnë se ju keni pundësi të paguani kurset e studimit
    -Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën gjatë studimit
    -Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore
    Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj.