AUSTRALI/ Lista e dokumenteve që kërkohen dhe kushtet bazë

    596
    Sigal

    AUSTRALI/ Vizat studentore për në Australi, dokumentet, procedurat

    Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është rezident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të studiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të regjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë. Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftesë etj., të përkthyer dhe noterizuar).

    Kushte bazë
    Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu:
    -Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
    -Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
    -Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”.
    Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të përqendrohemi në vizat për shkollat e larta.
    Dokumentacioni
    Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë studentore, është si vijon:
    -Aplikimi për vizë studentore, formati 157A
    -Pasaporta
    -Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës arsimor australian ku ju doni të studioni.
    -Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor
    -Evidenca që tregojnë se ju keni mundësi të paguani kurset e studimit
    -Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën gjatë studimit
    -Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore
    Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj.

    Njoftim: Zyra përgjegjëse për aplikimet për vizë australiane të shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, është ambasada australiane në Athinë. Adresa: Ndërtesa THON, Kryqëzimi Kifisias dhe Aleksandras, Ambelokipi. Kutia Postare 14070, Athinë, Greqi 11510. Telefon 30 210 870 4000 (Ambasada), Fax 30 210 870 4125 (Zyra e Emigracionit). Adresë e-mail: [email protected]
    Lista e dokumenteve që kërkohen
    Të gjithë aplikantët për vizë australiane të emigrantit të kualifikuar, duhet të paraqesin këto dokumente, ose aplikimi do të kthehet si i paplotësuar.
    -Aplikanti duhet të plotësojë në mënyrë korrekte formatin 47SK “Aplikimi për migracion të kualifikuar në Australi”
    -Të paguajë kuotën e tarifës së aplikimit në dollarë australianë, sipas mënyrës së përcaktuar në format, (kurrë në para kesh)
    -Certifikatë e plotë e lindjes dhe të dhënat për personat e tjerë të përfshirë në aplikim, nëse ka.
    -Dokumentacion për vlerësimin e aftësive nga autoriteti i pranimit të aplikimit.
    -Adresën e plotë ku jetoni dhe ku keni parashikuar të jetoni në vazhdim gjatë kohës së procesimit të aplikimit.
    -Aplikimin fillestar që i keni dërguar adresës ASPC, GPO Box 1638, Adelaide SA 5001.
    Të tjera
    -Duhet të përcaktoni qartë profesionin tuaj, siç specifikohet në listën e profesioneve të kualifikuara SOL.
    -Për të gjithë familjarët tuaj, nëse janë në listën e emigrimit ose jo, duhet të paraqisni 4 foto pasaporte të kohëve të fundit, ndërsa identiteti dhe ditëlindja e secilit të jetë e printuar pas fotos.
    -Aplikanti duhet të paraqesë fotokopje të noterizuara të faqeve të pasaportës së tij, që janë të përdorura, (që kanë viza të tjera, shënime etj).
    -Aplikanti duhet të paraqesë dokumente që vërtetojnë përvojën e punës.
    Aplikanti duhet të përfshijë në dokumentacion, evidenca të njohurisë së anglishtes.
    -Nëse posedohet testi IELTS, pranohet vetëm dokumenti origjinal.
    -Aplikanti që synon të plotësojë testin e pikëve, të përfshijë një kopje të çdo licencë pune apo anëtarësie në organizata ekonomike që posedon.
    -Aplikanti duhet të plotësojë formatin 80, “të dhëna personale për karakterin”, dhe të përfshijë detaje të adresave të tij të banimit për 10 vitet e fundit.
    -Çdo person i familjes i varur nga ju, bashkëshorti(ja) apo fëmijët mbi 18 vjeç, nëse emigrojnë me ju ose jo, duhet të plotësojnë formatin 47A, “Detaje për fëmijën ose familjar tjetër mbi 18 vjeç”. Formatet e përmendura gjenden në sajtin e DIMIA.
    -Nëse bashkëshorti(ja) nuk emigron bashkë me ju, detaje pse është marrë ky vendim dhe nëse synon të emigrojë pas jush në vend.
    -Nëse personat e përmendur gjatë gjithë aplikimit tuaj janë të martuar, duhet një certifikatë e martesës së tij/saj, dhe kjo kërkesë vlen edhe në rastet e divorcit, vdekjes së partnerit etj.

    *****************************

    Pyetje- përgjigje

    Jam një qytetare nga Vlora, pedagoge në universitet, që së shpejti martohem në Romë- Itali. Ju lutem mund të më informoni se ku duhet të aplikojë për të uficializuar martesën , në Ambasadën Italiane në Tiranë apo pranë Konsullatës Italiane këtu në Vlorë?

    2. Çfarë dokumentesh më duhen?
    Shumë faleminderit për informacionin
    Me respekt dr. Mimoza Canga

    Kërkesa e shtetësisë italiane për martesë parashikohet nga neni 5 i ligjit nr. 91/92 mbi shtetësinë. Periudha pas të cilës mund të kërkohet shtetësia italiane për martesë me shtetas/e italian/e, ndryshon në bazë të vendit të rezidencës së çiftit e nëse ai ka fëmijë apo jo. Kështu, nëse bashkëshortët kanë rezidencën në Itali, shtetësia për martesë mund të kërkohet pas dy vjetëve rezidencë pas martese; nëse janë rezidentë jashtë Italisë duhet të kalojnë tre vjet nga data e martesës. Në rast se çifti ka lindur apo adoptuar fëmijë, periudhat e sipërpërmendura përgjysmohen.
    Paraqitja e kërkesës

    Kërkesa paraqitet në Prefekturën kompetente, ose në Përfaqësinë diplomatike konsullore italiane, në rast se çifti jeton jashtë Italisë.

    Në Itali, sipas qytetit ku jetohet, kërkesa mund të paraqitet në Prefekturë pasi merret takim, që në disa qytete bëhet në internet. Për të verifikuar mënyrën e marrjes së takimit në Prefekturën e rezidencës duhet konsultuar hapësira e dedikuar shtetësisë i faqeve internet të ministrisë së Brendshme.  Për shembull, në Romë duhet marrë më parë një takim, gjithnjë online duke plotësuar një formular të thjeshtë.

    Kërkesa duhet paraqitur duke përpiluar formularin A dhe duke bashkangjitur dokumentacionin e poshtërenditur:

    • Formularin e kërkesës të përpiluar në të gjitha pjesët e tij, të nënshkruar dhe me pullë-taksë prej 16,00 euro;
    • Aktin e lindjes të legalizuar (me vulë apostille, për shqiptarët) dhe me përkthim të legalizuar nga përfaqësia italiane në vendlindje;
    • Certifikatën e martesës të legalizuar (me vulë apostille, për shqiptarët) dhe me përkthim të legalizuar nga përfaqësia italiane në vendlindje;
    • Certifikatën penale nga vendlindja (dhe e vendeve të tjera të mundshme ku mund të ketë jetuar më parë i interesuari, Greqia për shembull, nëse ka qenë emigrant edhe atje) të legalizuar (vulë apostille, për dokumentet shqiptare) dhe me përkthim të legalizuar nga përfaqësia italiane në vendlindje;
    • Fotokopjen e një dokumenti identiteti italian;
    • Fotokopjen e lejes së qëndrimit;
    • Fotokopjen e pasaportës së vlefshme;
    • Kuponin e derdhjes së kontributit prej 200 eurosh (facsimile)

    Në rast se dokumentacioni i bashkangjitur nuk është i mjaftueshëm, Prefektura ruan të drejtën të kërkojë integrimin e dokumentacionit brenda një periudhe të caktuar. Nëse i huaji nuk përmbush kërkesën e administratës, kërkesa konsiderohet e papranueshme.

     [email protected]