Aurora Velaj/ Hipnoza, sa e lashtë, aq dhe e re …

    579
    Hipnoza është aq e lashtë sa edhe vetë njeriu dhe shpjegimi i thjeshtë i termit hipnozë është një dëshmi e rëndësishme që ndriçon idenë e ekzistencës së hershme të kësaj praktike. Njerëzit gjatë gjithë historisë kanë kryer këtë proces natyror të relaksimit, fokusit dhe të përqendrimit total, si një praktikë shërimi dhe si një komunikim i vërtetë me vetveten. Studime në fe, hipnozë, antropologji, folklor, histori, etj, tregojnë dëshmi të përdorimit të ritualeve të hipnozës që në kohët para-historike. Megjithatë, kjo praktikë nuk ka qenë e identifikuar me termin “hipnozë” deri në shekullin e 19-të. Termi hipnozë nuk është përdorur madje edhe nga mjeku austriak, Franz Anton Mesmer (1733-1815), i cili është njohur si “Ati i hipnozës”. Për herë të parë termi ‘Hipnozë’ është përdorur nga një kirurgu skocez, James Braid (1777-1860). Braid vendosi të përdorë fjalën greke “hypnos” do të thotë “gjumë” për ndarjen e teknikës së tij nga metoda mesmeraine dhe ajo e magnetizmit. Shamanism, kjo praktikë e udhëtimit shpirtëror realizuar nëpërmjet daulleve dhe valleve, është një nga dëshmitë më të hershme të hipnozës. Kura shamanike sipas dëshmive arkeologjike dhe kërkimeve akademike ka qenë përdorur për shumë mijëvjeçarë dhe ky proces shërimi është pranuar të ketë efekte terapie. 
    Hipnoza gjithashtu është e njohur në praktikat e ndryshme, të teknikave të ndryshme meditimi oriental. Disa autorë kanë gjetur analogji në mes hipnozës dhe formave të ndryshme të meditimeve Hindu, joga dhe praktika të tjera të lashta shpirtërore. Për më tepër, hipnoza sipas dëshmive historike është përdorur nga Hindutë e lashtë të Indisë dhe egjiptianët e lashtë në tempujt e tyre të ëndrrës. Në këto tempuj besimtarët janë vënë në gjumë dhe priftërinjtë u kanë ilustruar një induksion ekstaze dhe u kanë sugjeruar kurën. Në Greqi, Iliri, Romë dhe të gjitha pjesët e botës Drujtë, gurutë, shamanët, femrat e mençura, mjekët popullorë, kurues dhe priftërinj me ritualet e tyre të ndryshme (daulle, këngë, valle, etj) dhe me kostumet e tyre, kanë ndikuar për ta bërë ndryshime të rëndësishme fizike dhe emocionale tek njerëzit, duke praktikuar gjendjen e ekstazës (transit) dhe duke ndryshuar mendimet e njerëzve, emocionet dhe mënyrat e sjelljes. Ka edhe dëshmi të disa lojërave të fëmijëve të përdorura nga koha e lashtë e deri në ditët e sotme, në pjesë të ndryshme të botës, të cilat janë identifikuar si përvoja hipnotike. Kjo praktikë shumë e vjetër kurative dhe shpirtërore që stimulon gjendjen e ekstazës, ka qenë përdorur edhe nga feja kineze dhe sipas disa të dhënave historike ka qenë praktikuar edhe në Persi dhe në Amerikën e Jugut. 
    Në shekullin e 19-të hipnoza është integruar në një tjetër epokë, ajo e mjekësisë. Me mënyrën e magnetizmit të kafshëve nga Franz Anton Mesmer, pasuar nga figura të tjera si Jon Elliotson (1791-1868), James Esdaille (1808-1859) dhe pastaj më vonë nga James Braid (1795 – 1860), hipnoza hyn në periudhën moderne të zhvillimit të saj. Hipnoza në ditët e sotme është e njohur dhe e përdorur si një mjet nga psikologët, psikiatërit, dentistët dhe mjekë të tjerë në të gjithë botën. Por kjo praktikë, ende nuk është e njohur në Shqipëri. Është thelbësore që të pranojmë se kjo metodë shërimi, që lidh mjekësisë moderne me praktikat e lashta, po kuptohet dhe po konsiderohet përditë e më shumë si mjeti më i fuqishëm mjekësor dhe si mjeti më i fuqishëm i përmirësimin të vetvetes. Hipnoza do të ketë ndikim të madh në të ardhmen mjekësore dhe atë të zhvillimit individual, nëse shoqëria do të kuptojë dhe do të pranojë rëndësinë e ndërlidhjes së mendjes me trupin, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes së vetëdijes me pavetëdijen. “Aurora Velaj, Gazetare, hipnoterapiste”.
    Sigal