Atentati në Bathore, vdes në spital njëri nga vëllezërit e plagosur

656
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë njëri nga dy vëllezërit që u plagosën një natë më parë në zonën e Bathores. Valter Kolaveri, 28 vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pasi u qëllua me armë zarri tip pistoletë, ndërsa vëllai i tij 31-vjeçar Robert Kolaveri, ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. Mbrëmjen e së mërkurës vëllezërit Kolaveri ishin bashkë me autorin e dyshuar, Elson Daçi, në një prej lokaleve të Bathores. Fillimisht, mes tyre pati një konflikt verbal, ndërsa më pas autori u largua nga lokali për t’i zënë pritë në momentin kur ata dolën jashtë këtyre ambienteve. Ndaj dy vëllezërve u qëllua me armë zjarri tip pistoletë dhe menjëherë ata u shtruan në spitalin e Tiranës. Një ditë më parë ngjarja u raportua se dy të plagosurit ishin kushërinj mes tyre, por këtë të enjte Policia e Shtetit njofton dy të plagosurit janë vëllezër.

“Më datë 04.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit G.D, vjeç 27, banues në Bathore, pasi dyshohet se në Bathore, gjatë një konflikti, për motive ende të paqarta, ka qëlluar disa herë me një armë pistoletë ndaj dy vëllezërve shtetasve R.K e V.K, vjeç 31 e 28, banues në Bathore, për pasojë kanë pësuar dëmtime të rënda trupore të dy shtetasit e mësipërm dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi V.K, ndërsa shtetasi R.K, ndodhet në SQU, në gjendje të rëndë”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.  Dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për prishjen e pazareve, pasi të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje sipas burimeve policore, kanë bashkëpunuar për disa muaj me njëri-tjetrin duke ndihmuar persona të ndryshëm që kishin shkelur afatet e vizës Shengen – për t’i kaluar drejt Francës. Ndërkohë, policia thonë se autori i dyshuar Elson Daci bashkë me vëllanë e tij me iniciale B.D, janë ende në kërkim.
Sigal