Atentat vëllait të vrasësit, hakmerret për vrasjen e dhëndrit

458
Sigal

Një 35 vjeçar është
arrestuar nga policia e Dibrës pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një
43 vjeçari me iniciale A.B.

Në pranga përfundoi
Arjan Skënderi, lindur dhe banues në fshatin Kllobçisht, Maqellarë të Dibrës.

Arrestimi i tij u bë
pasi ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 43 vjeç,
lindur e banues në Okshatinë, Shupenzë.

“Më datën 04.01.2017,
rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht,
konkretisht në rrugën automobilistike të këtij fshati, shtetasi Arjan Skënderi
sapo ka konstatuar shtetasin A. B, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin Opel
Corsa, është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi
xhamin e pasmë, xham i cili është thyer plotësisht. Shtetasi A. B. nuk është
lënduar nga e shtëna me armë zjarri”, sqaron policia.

Në përfundim të
veprimeve të para hetimore rezultoi se motivi i ngjarjes ka qenë se shtetasi i
arrestuar nuk ka dashur që shtetasi A.B, të vinte në këtë fshat, pasi në vitin
2007, vëllai i shtetasit A. B, i quajtur A. B, ka vrarë me armë zjarri
shtetasin J. M. (dhëndri i Arjan Skënderit).

Grupi hetimor ka kryer
veprimet në vendin e ngjarjes por nuk u arrit të gjendet gëzhoja për shkak edhe
të motit të keq me dëborë , por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me
mulli.

Vijojnë veprimet për
gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si dhe për zbardhjen e plotë të
ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime
të mëtejshme.