Atashe-ja Ushtarake në Turqi u emërua pa asnjë testim, me preferencë private të ministres Kodheli

1293
Përparim HALILI
Edhe pse Ligji 23/2015 e ndalon, ministri Ditmir Bushati e ka pajisur me Pasaportë Diplomatike djalin e saj, të arrestuar me drogë
Ambasadori Shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, rezulton i skeduar prej shërbimeve sekrete turke, si i përfshirë në një rrjet trafiku droge e sendesh me vlerë në linjën Turqi-Shqipëri-Itali, gjë të cilën pas arrestimit e ka deponuar në policinë italiane edhe djali i Atashes-së Ushtarake, i arrestuar me drogë, trafik që është fshehur nën “kostumet” diplomatike… 
Pyetje: Në Nenin 54, pika 1, të Ligjit 23/2015 “Trajtimi i familjeve të personelit të misionit diplomatik dhe postit konsullor”, përcaktohet kështu: “Trajtohen me status diplomatik Bashkëshorti/ja e diplomatit/es, fëmijët deri në moshën 18 vjeç në ngarkim të diplomatit si dhe personat në kujdestari ligjore të tij/saj gëzojnë të drejtën e mbajtjes së pasaportës diplomatike”, po djali i Atashe-së Ushtarake në Turqi, që u kap me drogë në Itali, sa vjeç është dhe a i takon me këtë ligj, të pajisjet me pasaportë diplomatike?
Një skandal tjetër ka përfshirë jo vetëm diplomacinë shqiptare në selitë e ambasadave të vendosura me shërbim shtetëror jashtë Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Mbrojtjes, skandal që ka lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, kryer prej familjarëve të diplomatëve me funksione të larta në këto shërbime diplomatike. Bëhet fjalë për djalin e zyrtares së lartë të Ambasadës Shqiptare në Turqi, me detyrë Atashe Ushtarake në këtë ambasadë, zonjës Razije Mehmeti. Sipas informacioneve tashmë të konfirmuara, por të mbajtura sekret prej vetë Ambasadës, prej Ministrisë së Jashtme, prej Ministrisë së Brendshme dhe prej Ministrisë së Mbrojtjes, djali i diplomates është arrestuar disa ditë më parë në Itali. Ai u kap atje, me një sasi të madhe droge. Pas “zbulimit” të lajmit, pamundësia për ta fshehur më tej këtë skandal, detyroi Ministrinë e Mbrojtjes të merrte masa ndaj Atashe-së Ushtarake në Turqi, zonjës Razie Mehmetaj, duke “çgraduar” atë nga detyra dhe duke e tërhequr nga përfaqësia diplomatike Ushtarake, në Turqi. Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se autoritetet shqiptare i kanë hequr djalit të zonjës Razie Mehmeti edhe pasaportën diplomatike, duke lejuar autoritet italiane, që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit në hetimin dhe gjykimin e krimit të kryer prej tij. Në fakt, çështja është më e ndërlikuar se kaq. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me një episod të thjeshtë, mbasi “damkën” përveç personalisht Atashe-ja Razie Mehmeti e merr së pari Ambasada Shqiptare në Turqi, mbasi i arrestuari është djali i një diplomateje me funksion shtetëror të lartë. Sipas burimeve të shumta, të cilat po hetohen edhe nga shërbimet sekrete turke dhe italiane, mendohet se për këtë trafik droge, të kapur në Itali me “korrier” djalin e Atashe-së Ushtarake të Shqipërisë në Turqi, ka jo vetëm dijeni por edhe “fije”, Ambasadori Shqiptar në Turqi, i përzgjedhur dhe i përkëdheluri i “Rilindjes”, zoti Gent Gazheli, i cili përpara se të emërohej Ambasador në Turqi, ka kryer detyrën si Drejtor i Pastrimit të Parave të Pista në Shqipëri dhe paralelisht edhe detyrën e shefit të financave në PSSH. Mediat ndërkombëtare, kryesisht ato italiane, pas dëshmive të para të dhëna prej djalit të diplomates, të arrestuar me drogë, raportojnë se midis Turqisë, Shqipërisë e Italisë është instaluar dhe funksionon një rrjet trafiku droge aktiv e voluminoz, që siç u zbulua, fshihet edhe nën “kostumet” diplomatike, aq sa në letrat e drejtësisë italiane dhe MIT-it (Shërbimi Sekret Turk), ka nisur të përmendet dhe të skedohet edhe emri i Ambasadorit Shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Ky i fundit, raporton zyrtarisht në Tiranë, në Shtetin Turk dhe në drejtësinë Italiane, se Atashe-ja Ushtarake u shkarkua, ndërsa të birit të saj trafikant droge, iu hoq pasaporta diplomatike! Pyetjet janë këto: 
-A mund të “pastrohet” dot figura e ambasadorit Gazheli, vetëm me këtë vendim?! 
-Kur i është dhënë pasaporta diplomatike? 
-Cili është ligji shqiptar, për lëvizjen e diplomatëve dhe familjarëve që sipas ligjit, bashkëjetojnë me ta me trajtim shtetëror? 
-Ku ishte i punësuar djali i diplomates? 
-A kishte informacion shërbimi i sigurisë, për lëvizjet e tij në shtetet e tjera? 
Në nenin 54, pika 1, të Ligjit 23/2015 me objekt: “Trajtimi i familjeve të personelit të misionit diplomatik dhe postit konsullor”, përcaktohet kështu: “Trajtohen me status diplomatik bashkëshorti/ja e diplomatit/es, fëmijët deri në moshën 18 vjeç në ngarkim të diplomatit, si dhe personat në kujdestari ligjore të tij/saj gëzojnë të drejtën e mbajtjes së pasaportës diplomatike”. 
-Po Arbër Mehmeti, djali i Atashesë Ushtarake, zonjës Razije Mehmeti që u kap me drogë në Itali, sa vjeç është dhe a i takon me këtë ligj, të pajiset me pasaportë diplomatike? 
-Nëse jo, kush e pajisi me Pasaportë Diplomatike?! 
-Kush e bëri pjesë të trajtimit me status diplomati, sipas të cilit përfiton edhe 20% të pagës mujore të detyrës që ka prindi, në rastin konkret nëna e tij?! .
Sigal