Astrit Çerma/ Gazeta “Time” dhe mishmashi shqiptar

488
Pu, pu, pu!… U pu, pu, puuuuu!. . E morët vesh… Një farë gazete me një farë emri “Time”, kohë më parë, na paska nxjerr në defter, emrat e 100 personaliteteve më “me ndikim në botë”, të ndarë në pesë kategori: Liderët, titanët, artistët, pionierët dhe ikonat! Dhe ç’të shohësh? Hapu dhe të futesh brenda… Asnjë nga raca jonë! As për këtej, e as për andej kufirit… Për be… Asnjë…! 
Liderët: He…100 e ca parti, të tëra me kryetarë e sekretarë, me udhëheqës kombëtarë dhe mbarëkombëtarë, ish – qeveritarë e ish – parlamentarë!… Edhe?! Mirë të tjerët, por… as Saliu?! As e bija dhe as i biri? As Bujari, nishani i presidentëve te presidencës? U, pu, pu, pu… , As Edushi?! As Lilushi?! As… Baaashaaa?! As Thaçi e Maçi?! As Aliu, as Mediu?!… U, pu, pu… As Xhoze-finka e ish -parlamentit dhe as Fatosi i ish pusht-shtetit?!. . Le deputetët që rrezatojnë rrezet e “diellit”, që i “liston e i ç’liston” në tufëzim e në vendim! Po… Kaçi, more, që ishte ai që ishte dhe është ky që është! Po… Ndokaaaa?… Noka?… Ristani, moreee?!… Po Blushi?… U pu, pu, puuuuu… As… Baaalla. Balli i Kuvendit! Oiiii… Titanët: Lajthitje? Më tej se lajthitje: Roitje… Ku mbahet kjo “yrra-byrra” e dynjallëkut prej 7 miliardësh e këtij rruzulli, po të mos mbahet mbi supet e titanëve tanë?! Ë? Ku? Për be, as prokuror Llalla nuk përmendet! As kryetari i Gjykatës së Lartë. More… As gjykatësit e lartë të drejtësisë me nder?? U, pupu… As… Liku tek… SHIK-u!… As kryetari i punëtorëve a as kryetarja e te drejtave të miletit, që inaguruan pas kaq vitesh udhëheqje, grevën e urisë kundër pushtetit?… Për ideal jo… Joooo… Artistët: Kësaj i thonë e ç’i thonë… Tërë këto “ekrane”, “skena”, ‘tribuna”, “podiume” e “dudume”, mbushur e stërmbushur me artistë e artiste, të lindur e të palindur, të stërvitur e të vërtitur. Bahhh! Më gjeni një “festival” brenda dhe jashtë vendit, more edhe ndërplanetar, ku kemi konkurruar e s’kemi fituar?! Njëëë… Le pastaj anketat, barsoletat, tallavat, me brekë e pa brekë… Pionierët: Lëre… Pionierët tanë (të Enverit e të Saliut) ta lënë gojën pa gjuhë e pa llapë në politikë e në shtet, në qeveri e në ekonomi, në ligjësi e në drejtësi, në llogari e në mendësi, në pronësi e në përvetësi dhe “të lenë pa frymë” në menaxhim e në rrëmbim, në ligjërim e në reklamim, në orientim e në përfitim… Dhe. As asnjë, për be… As Fevziu e as Fariu. As Peka e as Çili, as Çani as Çuçi. More as… Muçi… Për besë… , Asnjë… Oiii… As… Zhej! Ikonat: Kjo i vë kapak… Tre kombëtare futbolli dhe gjysma e kampiones së botës i falen “ikonave” tona, dhe… Oh, joooo… Le ta dijë bota mbarë se të tëra ato “ikona” që përmend gazeta “Time”, me origjinë e pa origjinë, janë “ikona” shqiptare, vjedhur e rrëmbyer nga “shtrati ynë kombëtar” dhe shitur e tregtuar në pazar me pazar nga qerratenj partiakë të jashtëm e të brendshëm… tradhtarë… Kjo gazeta “Time”… He… Gazetë “pe leshi… Gazete me “qime”!
Sigal